“Dejvid Bekham, të lutem largohu nga jeta ime!”

Ky titull i përket komentit të Gareth Xhonson i publikuar në faqen britanike të internetit sportingo.com. Xhonson mbetet një kritik i përhershëm i ish-yllit të anglezeve të Mancester Junaitid dhe spanjollëve të Realit të Madridit, i transferuar me bujë të madhe te amerikanët e Los Anxheles Galaksi. Kalimi i Dejvid Bekham në Shtetet e Bashkuara, sipas Xhonson, si dhe monitorimi 24 orë në 24 orë i mesfushorit të famshëm, kaloi jashtë cdo kontrolli. "Sa herë që ai ndryshon modelin e flokëve, vizaton në trup një tatuazh të ri apo vesh një sarong (fund), media nuk pushon së shkruari dhe na detyron me forcë ta lexojmë atë", - shkruan "armiku" i Bekhamit, që shton se në pikëpamjen e tij, Dejvid është një futbollist me të kufizuara. "Po, ai ka një pas të shkëlqyer dhe gjithashtu ka një ‘motor' të mirë si futbollist, por kjo është e gjitha". Telenovela "Dejvid Bekham" vazhdon dhe anglezi më i mediatizuar në botë i bindi amerikanët e cmendur të paguanin 250 milionë dollarë për pesë vjet. Titujt e lajmeve "flash" ishin të mbushura me "perla" të tilla si: "Dejvid Bekham u ul në Los Anxheles", "Dejvid Bekham takon për herë të parë skuadrën e LA Galaksi" apo "Dejvid Bekham luan për herë të parë me LA Galaksi". Cfarë do të presim në lajmin e radhës? "Dejvid Bekham shkon në tualet në Los Anxheles për herë të parë?". Është absolutisht e cmendur dhe Sky Sports News është shndërruar papritur në Dejvid Bekham News. "Bekham luan për 12 minuta në një ndeshje miqësore, prek topin disa herë dhe Stiv Sajduell i ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe ju do të keni të paktën një faqe të plotë", - ankohet Xhonson. Bekham është duke bërë para cdo sekondë, firmat më të mëdha të botës kanë atë si imazh. Për një futbollist, të gjenerojë qindra miliona është një fenomen. "Unë shpresoja se transferimi i Bekhamit në Shtetet e Bashkuara do ta largonte praninë e tij nga ekrani im i televizorit. Por le të shoh se cfarë ndodh. U përpoqa të shoh kanale shopingu (ku m'u ofrua një bluzë e firmosur e Bekhamit), ndoqa kanalet muzikore (ku nuk pushonin reklamat komerciale të Bekhamit), kanalet e filmave (ku Bekham kishte një kameo) dhe përfundimisht BBC-në. Siqurisht edhe aty nuk do të isha i qetë. Erdhën lajmet e orës 10. "Dejvid Bekham arriti në Los Anxheles". Ishte vërtet vrasëse, – përfundon shfryrjen e dufit të tij Gareth Xhonson.
Me gjashtë truproja
Los Anxheles Galaksi fitoi 2-1 me meksikanët e Pacua, por Dejvid Bekham nuk luajti në ndeshjen hapëse të Superligës. Ishte fitorja e parë e Galaksi qysh kur Bekham u bashkua me ekipin e tij të ri, më 13 korrik. Edhe pse nuk ishte në fushë për shkak të një dëmtimi ende të parikuperuar, ekranet gjigante përqark stadiumit e fokusuan shpesh Bekhamin me Kruzin e vogël 2-vjecar të mbrojtur nga gjashtë truproja. Superliga përfshin katër ekipe nga kampionati amerikan, Major League Soccer dhe katër ekipe nga kampionati meksikan.
Bekham dhe Google
Dejvid Robert Xhozef Bekham, i lindur më 2 maj 1975, është një futbollist anglez profesionist që luan në kampionatin amerikan Major League Soccer me Los Anxheles Galaksi. Bekham, i cili ka luajtur edhe për Mancester Junaitid dhe Relain e Madridit, është gjithashtu lojtar i Kombëtares angleze të futbollit. Ai është futbollisti më i paguar në botë dhe emri më i kërkuar në motorin e internetit Google në temat sportive për vitet 2003 dhe 2004. Bekham e mbajti shiritin e kapitenit të Kombëtares në 58 ndeshje, nga 15 nëntor 2000 deri më 2 korrik 2006.
Viktoria, portiere
Viktoria Bekham tallet vazhdimisht nga tre djemtë e saj kur ajo luan futboll, pasi ajo nuk është aspak e mirë për këtë sport. 33-vjecarja, ish-Spice Girl, luan rolin e portieres gjatë ndeshjeve shtëpiake. Këngëtarja e njohur pranon se nuk ka aspak talent dhe kurrë nuk mund të krahasohet me talentin e burrit të saj, Dejvidit. Ajo thotë: "Ata (fëmijët) pëlqejnë të argëtohen me mua. Më vendosin në portë dhe i gjuajnë fort topat kundër meje". Në një deklaratë të fundit të dhënë për median amerikane, Viktoria pohoi se i pëlqen të merret me fitnes.
Tatuazhet
Bekham ka 12 tatuazhe në trupin e tij, një prej të cilëve është edhe emri i gruas së tij, Viktoria, i shkruar në alfabetin Hindi.
Cmimet
Dejvid u shpall lojtari më i mirë anglez i ri në vitin 1997. Pele e përfshiu në listën e 100 futbollistëve më të mëdhenj.
Trofetë
Bekham është shpallur 6 herë kampion i Anglisë me Mancester Junaitid dhe një herë me spanjollët e Realit të Madridit.
I 15-ti
Anglezi i famshëm renditet nga revista prestigjioze amerikane "Forbes" si njeriu i 15-të me ndikimin më të madh ndërkombëtar.