E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvin Rama, një gjysmëburrë që s’di ç’është familja dhe vuan nga Kompleksi i Edipit

30-05-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha i përgjigjet deklarimeve të kreut të opozitës lidhur me apelin, që shefi i qeverisë t’i kthehet rolit të gjyshit “full-time”. Reagimi: “Modeli i gjysmë-burrit vlen vetëm për shumë pak njerëz që nuk kanë lidhje me vlerat familjare, por që ndjehen “çerek apo gjysëm kohe të lidhur me to”

Unë jam një gjysh me kohë të plotë, ndërsa ju jeni një gjysmë-burrë. Në këtë mënyrë iu përgjigj kryeministri Berisha deklaratës së Ramës se është koha që ai të lërë politikën dhe vendi të rilindë përmes qeverisjes së PS. Zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi në një dalje për mediat në përcjellje të zërit të Kryeministri theksoi se, “vetëm një imagjinatë e çoroditur ose një mëndje nga autobusi yt mavi dhe arkivi kompleks që të ndjek, mund të më përfytyrojë mua gjysh me kohë të pjesshme, të engjëjve të familjes sonë”. “Dje Edvin Rama i tmerruar nga disfata që lexon dhe nga braktisja që ndjen në çdo takim nga qytetarët, më bëri dje thirrje nga autobusi i tij që: Unë të punojë gjysh full-time! (me kohë të plotë). Me këtë rast më duhet ti them Edvinit se i ka bërë një akuzë të rëndë vetes së tij! Kjo sepse një njeri normal që vlerëson familjen dhe vlerat e saj nuk mund të jetë kurrsesi bir, vëlla, bashkëshort, baba apo gjysh part-time pra në gjuhën Shqipe me “gjysmë kohe apo përgjysmë”. Ky modeli i fundit vlen vetëm për shumë pak njerëz që nuk kanë lidhje me vlerat familjare por ndjehet “çerek apo gjysëm kohe të lidhura me to”!!! Për sa më përket mua, gjithnjë besoj se kam lindur i bekuar! Falë Zotit dhe prindërve të mi kam gëzuar një fëmijëri “kohe plotë” dhe jo në bunker, një rini “kohë plotë” me vite të sunduara nga përkushtimi, pasioni dhe studimi që më frymëzojnë deri sot dhe jo një rini “pa rini”, të skllavëruar nga Blloku Hoxhist dhe kompleksi i “Edipit ” i formës së pashërueshme! Kam patur vërtet fat në Jetë! U bëra një mjek kardiolog i dhembshëm dhe i apasionuar dhe jo një “dështak në profesion”. Unë ndjehem i lumtur si një burrë “kohë plote” gjatë jetës sime dhe “jo çerek apo gjysmë burrë si ç’jeni faktuar dhe keni pohuar ju veten tuaj”!!! Familja jonë ka dy fëmijë për te cilët kam qenë gjithë jetën e tyre baba “kohë plote”; kam bërë gjithçka për edukimin e tyre! Ata në asnjë rast nuk kanë ndjerë braktisjen time dhe më së fundi “më të ëmblit mbi tokë”: fëmijët e fëmijëve të mi!Vetëm një imagjinatë e çoroditur ose një mëndje nga autobusi yt mavi dhe arkivi kompleks që të ndjek, mund të më përfytyrojë mua gjysh me kohë të pjesshme, të engjëjve të familjes sonë, pasi, me ata dhe për ta, së bashku me Lilin jemi gjyshër me kohë të stërplotë!” shprehet Kryeministri. Në vazhdim të reagimit të tij, Berisha ka dhe një urim për kundërshtarin e tij politik: “Nuk po ndalem në rolin dhe vendin që ata kanë në familjen tonë. Por duhet vetëm të theksoj se pas angazhimit në politikë së bashku me fëmijët e mi, nipërit e mi, moshatarët e tyre dhe mbarë qytetarët Shqiptarë kanë qenë frymëzimi i jetës sime e për të ndërtuar ëndrrën e “Lirisë” në këtë vend!
Ndërsa tani mbesat dhe nipërit e mi janë gjashtë “gurra të pashtershme frymëzimi” që më shumëfishojnë forcat, energjitë për të punuar me pasionin dhe përkushtimin më të madh, që ata dhe bashkëmoshatarët e tyre para se gjithash edhe prindërit, vëllezërit e motrat e tyre më të rritur, të kenë të Ardhmen që meritojnë! Duke përfunduar uroj që Zoti të të ndriçojë mendjen, që ti të kuptosh se sa i fortë është frymëzimi i fëmijëve të fëmijëve për njeriun!”

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›