Hiqet bllokada anti-BE, Rama voton 3 ligjet pas 232 ditësh. Ndërkombëtarët: Ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Berisha: Rama lau fytyrën me ujërat e pellgut të zi të bllokimit

Kuvendi miratoi sot me konsensus në seancë të jashtëzakonshme tre draftet e integrimit, pr/ligjin "Për Gjykatën e Lartë"; "Për nëpunësin civil" dhe rregulloren parlamentare. Pr/ligji "Për nëpunësin civil", një nga 12 rekomandimet e Bashkimit Europian, në kuadër të strategjisë për reformën në administratën publike u miratua me 107 vota pro dhe 2 abstenime. Kuvendi miratoi gjithashtu me 108 vota pro rregulloren parlamentare, si dhe me 108 vota pro dhe 1 votë kundër pr/ligjin "Për gjykatën e Lartë". Gjithashtu Kuvendi miratoi me 67 vota “pro” shtyrjes së amnistisë deri në dhjetor të vitit 2013. Seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit është ndjekur nga afër edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth.
Ambasadori i SHBA, Alexandër Arvizu: Të vazhdohet më tej me reformat
Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpret miratimin konsensual nga parlamenti të legjislacionit të rekomanduar nga Bashkimi Europian.
Në një deklaratë për mediat, Ambasada amerikane nxit parlamentin dhe qeverinë e ardhshme t’i përkushtohen përmbushjes së përparësive të mbetura dhe reformave të tjera të nevojshme nëpërmjet konsensusit dhe bashkëpunimit me qëllim që të fitojnë një opinion pozitiv nga Bashkimi Europian.
Votimin e tre ligjeve për integrimin e kanë përshëndetur më herë edhe ambasadorët e BE dhe OSBE-së në vendin tonë, të cilët ndoqën nga afër edhe punimet e seancës parlamentare.
Kuvendi i Shqiperise ka votuar sot me konsensus paketen e ligjeve te kerkuar nga Brukseli.Pas shume diskutimesh e replikash mes palesh, me 108 pro asnjë kundër, 1 abstenim, ligjin për Gjykatën e Lartë.
Me 107 vota pro, asnje kunder dhe 2 abstenim, Kuvendi miratoi pr.ligjin e dyte te kerkuar nga Brukseli per statusin, ate per “Për nëpunësit civilë”.
I treti ne radhe u miratua edhe projektligji per “Ndryshimin e Rregullores së funksionimit të Parlamentit”.
Eugen Wollfarth: Ditë e rëndësishme për Shqipërinë
Menjëherë pas miratimnit të tre ligjeve ka reaguar edhe kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Eugen Wollfarth. Në një prononcim për median ai deklaroi se me miratimin e ligjeve hapet rruga për hapat e mëtejshëm të reformave. “Gjithë shqiptarët kanë të drejtë të jenë të lumtur për këtë hap konstruktiv, që e kemi mirëpritur unë dhe stafi im. Dite e mire sidomos për hapjen e rrugës drejt reformave në këtë vit vendimtar për Shqipërinë. Do doja të përgëzoja ata që janë marrë me përgatitjen e tyre dhe ata që i miratuan këto tre ligje konstruktive për vendin. OSBE është pjesë dhe do të jetë pjesë e përpjekjeve për një të ardhme më të mirë, e reformave, se integrim do të thotë më shumë paqe dhe prosperitet”- tha ai.
Zoti Ambasador, sot u mbyll seanca me miratimin e tri projektligjeve, që për këtë legjislaturë është edhe e fundit. Bashkë me këtë mundësi, u mbyll edhe mundësia për rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...
“Dita e sotme është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Ajo hapi rrugën, me hapa të rëndësishëm të reformës, drejt një të ardhmeje edhe më të mirë. Mendoj se gjithë njerëzit që jetojnë në këtë vend kanë arsye për të qenë shumë të lumtur. Ky është një hap konstruktiv në ndërtimin e një të ardhmeje të mirë për Shqipërinë. Unë dhe stafi im e mirëpresim këtë. Ky hap konstruktiv është veçanërisht i rëndësishëm sepse ai hap rrugën konstruktive për gjysmën e dytë të vitit, pasi ky vit vijon të jetë vendimtar për Shqipërinë. Dëshiroj të përgëzoj të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në përgatitjen e këtyre ligjeve dhe në miratimin e tyre sot. Nuk mund të resht së thëni: ishte hap i rëndësishëm për një të ardhme konstruktive të Shqipërisë. OSBE-ja ishte, është dhe dëshiron të jetë pjesë e procesit të reformave, në të ardhmen, përmes Prezencës së saj në Shqipëri dhe ne jemi të gëzuar që mund të kontribuojmë. Integrim evropian do të thotë më shumë paqe, më shumë mirëqenie dhe kjo është pikërisht arsyeja për të cilën ne japim mbështetjen tonë këtu. Personalisht, jam shumë i çliruar që ky hap u mor sot dhe ndoshta ky është edhe emocioni që ka ngjallur ky miratim në të gjithë vendin: është një ditë çlirimi dhe e çeljes së të ardhmes e le të jetë një ditë e lumtur”.
Por mbyllet edhe mundësia për rikompozimin e KQZ-së...
“Njeriu duhet të jetë optimist. Unë, sigurisht, që e kam thënë atë që kam pasur për të thënë për KQZ-në. Ne do të dëshironim dhe vijojmë të dëshirojmë një KQZ të plotë, por le ta ndajmë këtë nga hapat e ndërmarrë sot. Sot pamë konstruktivitet dhe kur ndërton një vend dhe një të ardhme më të mirë, nuk mund të reshtësh kurrë së qeni konstruktiv.”
Ettore Sequi: Palët treguan se mund të bashkëpunojnë
Ambasadori i Bashkimit Evropian Etore Sekui ka mirëpritur miratimin e paketës së Bruksel në Kuvendin e Shqipërisë. Në një pronioncim ëpr medit ambasadori është shprehur optimist se shqiptarët i kanë të gjitha kapacitetet për të punuar për të mirën e vendit. Sipas tij miratimi i 3 ligjeve i rëndësishëm, kjo një provë që dëshmon se palët mund të bashkëpunojnë për vendin.
Reagimet e mazhorancës
Kryeministri Sali Berisha: Vetëm sa lanë fytyrën me ujërat e pellgut të zi të bllokimit të tyre
“Të dashur miq, sot pas një bllokimi nga Edi Rama prej 236 ditësh, tri ligjet u votuan në Parlament. Me këtë, fituan të gjithe ata që luftuan çdo ditë per votimin e tyre, shqiptarët, qe integrimin europian e kanë ëndrrën dhe projektin më të bukur për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Kurse ata që me bllokimin për 236 ditë të këtyre ligjeve lanë për 1 vit Shqipërinë pa statusin e vendit kandidat, vetëm sa lanë fytyrën me ujërat e pellgut të zi të bllokimit të tyre. Përpara për statusin e vendit kandidat! Përpara drejt fitores!”
Kryetarja e Kuvendit: Në 23 Qershor, në tre sekonda, shqiptarët do i japin përgjigje bllokuesit
“Sot Kuvendi miratoi 3 ligjet e Brukselit. Opozita, pasi e bllokoi për 231 ditë, 5567 orë, statusin e vendit kandidat, pasi bllokoi miliona euro për investime e bursa për të rinjtë, pasi pengoi për katër herë rresht ëndrrën europiane të shqiptarëve, ashtu siç e kisha thënë iu deshën vetëm tre sekonda për të votuar tre ligje. Vetëm tre sekonda për të hequr pritën. Vetëm tre sekonda për të zhbllokuar rrugën tonë drejt Europës. Edi Rama nuk mund ta pengojë më ecjen tonë Përpara! Në 23 Qershor shqiptarët në tre sekonda do ia japin përgjigjen që meriton këtij anti- shqiptari, anti-europiani, që nuk e do vendin e tij në Europë”.
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu
“U kry! Por duhej të ishte kryer 7 muaj më parë, që sot të kishim statusin e vendit kandidat, ashtu siç e meritonim. Sot PS votoi për të shpëtuar fytyrën para zgjedhjeve. Por dëmi është bërë. Ndaj shqiptarët nuk do t’ia falin Edi Ramës bllokimin për tre vjet e 230 ditë, të statusit të vendit kandidat në BE. Sot fituan ata, qytetarët. Fituan shqiptarët që na kanë besuar në kauzën tonë të përsëritur ditë pas dite, se votimi i tre ligjeve ndihmon shqiptarët. Ne kishim e kemi të drejtë! Votimi i sotëm i socialistëve bindi edhe më skeptikët se bllokimi ishte vetëm strategji elektoral e Edi Ramës. Ata e dijnë se ne shohim përpara. Pa harruar, por duke i qëndruar besnik deri në fund kauzës sonë më të madhe: për qytetarët e këtij vendi.
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi: Rama punon kundër shqiptarëve
“U miratuan tre ligjet e rëndësishme që mbajtën pezull dhe për turpin e bllokuesve penguan marrjen e statusit kandidat të vendit tonë. Miratimi në pak minuta i ligjeve të integrimit tregoi se gjithçka ishte e mundur shumë kohë më parë dhe kjo vonesë i detyrohet cinizimit politik të opozitës e cila çfarë nuk sajoi për të bllokuar shqiptarët. Ku shkuan sajesat?! Vendi ynë nuk e ka luksin të jetë me vonesë. Përgjigjen për dëmet e shkaktuara nga mosmarrja e statusit, opozitës do t’ja japin votuesit në 23 qershor, kur do e lënë në pakicë se kjo pakicë e bllokimit, për vite me radhë punoi kundër çdo shqiptari dhe ëndrrës së tij europiane”.
Albana Vokshi, deputete e PD: Alternativa e vetme e Ramës, shkatërrimi
"Votimi në Parlament i tre ligjeve të integrimit dëshmoi qartë se Edi Rama, përveç programit të bllokimit dhe të shkatërrimit nuk ka asnjë alternativë për Shqipërinë. Ky është një leksion elektoral që nuk mund të harrohet lehtë! Partia Demokratike dhe Kryeministri Berisha kanë një projekt të qartë për Shqipërinë e Zhvilluar dhe të Integruar në Bashkimin Europian. Përpara drejt rikonfirmimit të mazhorancës së Partisë Demokratike në Zgjedhjet e Qershorit!"
...