E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvin Rama, tjetër bllof para gazetarëve, selekton përfaqësuesit e medias, për të shmangur pyetjet e padëshiruara

Edi Rama, po përjeton vërtet një traumë të rëndë psikologjike, teksa konferencat shtypit, apo të ashtuquajturat “bashkëbisedime me gazetarët” i kthen në arena përballjesh nervash. Pyetjet korrekte apo këmbëngulja e përfaqësuesve të medias, për të mësuar përtej asaj tymnaje që përçon Rama përmes mikrofonëve dhe kamerave, nuk marrin asnjëherë përgjigje, madje për më tepër, udhëzon zëdhënësen e tij personale, të përndjekë gazetarët e caktuar dhe etiketimin e tyre si “të padëshiruar”. Kthimi i Partisë Socialiste në gangrenë të interesave megalomane të grupit të pasanikëve dhe shfrytëzimin e saj për interesa dhe kapitale personale. Edi Rama, përmes atij komunikimi prej 30 minutash me gazetarët, nuk dha përgjigje për shumë çështje. Përmendi Bashkinë e Tiranës, por u interesua vetëm për ato fonde që po shkojnë drejt zonave të përmbytura të Shkodrës, duke adresuar kritikën se pse nuk u dërgohen bashkive të tjera të vendit...në një kohë kur qeveria është e detyruar sipas ligjit që të gjejë fonde zëvendësuese për alokimin e atyre që ishin në gjendje. Edi Rama, shmangu qëndrimin e gazetarëve për sheshin “Skënderbej”. Diktimi i pyetjeve, detyroi përfaqësuesit e medias që të “heshtin”, përballë pengmarrësit të vendit dhe interesave integruese të shqiptarëve. Vazhdimi i punimeve në sheshin “Skënderbej” dhe shmangia e qëllimtë e vëmendjes nga ajo shkelje flagrante me ligjin që po ndodh në kryeqendrën e Tiranës, përbën vërtet një shqetësim dhe njëherazi frikë për taksapaguesit, qytetarët kryeqytetas dhe qytetarët e të gjithë Shqipërisë. Shmangia e vëmendjes nga aktualiteti dhe përqendrimi te “kutitë”, tregon qartësisht se Edi Rama është i angazhuar në kuadrimin e një politike ndëshkuese për shqiptarët dhe dashamirëse për interesat ekonomike të Dash Pezës, Fidel Yllit, Koço Kokëdhimës, nga ku me këtë të fundit, konsultohet në mënyrë korrekte dhe në orët e vona të pas mesnatës, jo vetëm në Pezë, por edhe në kryeqytet...


Citati dështim- sjellës i Edvinit: “Kutitë e mbyllura mbajnë peng zhvillimin ekonomik” Në vazhdën e paqartësive dhe kolapsit të theksuar informues për stabilitetin ekonomik të Shqipërisë, Edi Rama shpalli “këmbanën e alarmit”, për një krizë të frikshme, në një kohë kur të dhënat e 3 mujorit të parë të 2010-ës, flasin për një bum të jashtëzakonshëm eksportesh ndërsa janë ulur së tepërmi importet. Duke marrë shkas nga deklarata e kryeministrit Berisha në parlament, Edi Rama tha se të dhënat e publikuara nga INSTAT, janë të manipuluara, por kurrsesi nuk dha një përgjigje se nga kishin dalë të dhënat që raportoi vetë ai para medias sot në mesditë. Në komunikimin me gazetarët, Edvini tëntoi në heshtje të anashkalojë ato media që do t’i kërkonin llogari, për vërtetësinë e të dhënave që publikoi dhe në rast të një konstatimi mbi saktësinë e tyre, ai fare lehtë do të merrte mbi supe akuzën formale të manipulatorit të shifrave ekonomike, sektorit më jetik të funksionimit të shtetit. Megjithatë, në kushtet e mungesës së përgjigjeve dhe përveç citateve të përhershme, konferenca e radhës me mediat e Edi Ramës, vazhdon të përbëjë një dështim të ethshëm dhe njëherazi të frikshëm mbi të ardhmen politike të PS-së. Lidhur me votimin elektronik për zgjedhjet e ardhshme, Edvini përcolli një tjetër urrejtje të mbushur me fyerje, duke aluduar se Shqipëria nuk ka standarde, për një proces të tillë dixhitalizimi...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›