E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni i Bankës BotëroreNga Enton PalushiPak kohë pasi Banka Botërore kërkoi falje që kishte zgjedhur të punontë më dhëndrrin e kryeministrit Sali Berisha, një zyrtar i lartë i kësaj banke u shfaq në dyert e kryeministrisë shqiptare. Synimi i vi

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Korrupsioni i Bankës BotëroreNga Enton Palushi

Pak kohë pasi Banka Botërore kërkoi falje që kishte zgjedhur të punontë më dhëndrrin e kryeministrit Sali Berisha, një zyrtar i lartë i kësaj banke u shfaq në dyert e kryeministrisë shqiptare. Synimi i vizitës së tij ishte të kërkonte falje për shqetësimet që i kishin sjellë qeverisë shqiptare kokëçarjet për projektin e menaxhimit të bregdetit të jugut. Ajo që Fox News e kishte quajtur skandali më i madh në 60 vite, u fashit menjëherë.

Po dje, një zyrtar i shtetit shqiptar, ritheksoi se një projekt prej të paktën 100 milionë dollarësh, i Bankës Botërore, ishte i padobishëm. Bëhet fjalë për TEC-in e Vlorës.

Peter Eigen është bashkëthemeluesi i organizatës së njohur Transparency International. Gjermani i urtë kishte marrë përsipër para 20 vitesh, që të udhëhiqte misionin e Bankës Botërore në Kenia. Qëllimi ishte që të mblidhte sa më shumë donacione për këtë vend të varfër. Por vetëm pas pak kohësh vu re që projektet që ishin në interes të banorëve, nuk ecnin përpara. Ndërsa projekte të tjera, pa vlerë, e super të kushtueshme, përparonin me shpejtësi. Kështu i kishte ndodhur me fondet për një ujësjellës, që do shkonte në një zonë me shumë problem për furnizimin me ujë. Projekti kishte devijuar, dhe ujësjellësi ishte vendosur që të shkonte në një zonë që nuk kishte problem me ujin. Për më tepër, projekti ishte disa herë më i shtrenjtë. Eigen hetoi personalisht dhe zbuloi që bëhej fjalë për një korruptim në nivele të frikshme. Vendosi që të raportonte në Bankën Botërore dhe tu kundërvihej këtyre praktikave. Eigen u flak në rrugë. Zyrtarët e BB ishin të implikuar vetë në këto afera.

Eigen u tërhoq në Gjermani e vendosi që të ngrejë një OJQ, që do merrej me korrupsionin. I bindur se korrupsioni është e keqja më e madhe e shoqërive në zhvillim, e nisi punën duke u marrë fillimisht me ata në Perëndim që toleronin korrupsionin.

Ditët kur zyrtari i Bankës Botërore erdhi dhe i kërkoi falje qeverisë shqiptare për “andrallat” me projektin e Jalës, sekseri serbo-boshnjak i qeverisë, Damir Fazlliç, u përfol si njeriu që rregulloi takimin.

Dje Banka Botërore njoftoi se ka ristrukturuar projektin e saj për bregdetin e JUGUT, duke përfshirë në të edhe pastrimin e Porto- Romanos (?). Pikërisht aty ku ndodhen tokat e Fazlliç, vlera e të cilave do ngrihet në qiell falë Bankës Botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›