E Diel, 1 Nëntor 2026

“Edvin and Tan Lepri”, aleanca e ryshfetit dhe korrupsionit e faktuar nga dokumente dhe shkresa

UPDATE- Partia Demokratike i ka kujtuar edhe njëherë sot kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, t’i japë fund heshtjes dhe të sqarojë akuzat që rëndojnë mbi, për përvetësim të pronave publike, gjobvënie ndaj biznesit si dhe korrupsion dhe rryshfet në mënyrë të hapur. Deputeti i selisë blu dhe njëherazi anëtar i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Eduard Halimi, deklaroi gjatë një konference për shtyp se aleanca “Edvin and Tan Lepri”, përbën edhe shkallën më të lartë të mitmarrjes së një zyrtari të lartë. Duke reaguar për memecllëkun e Ramës dhe frikën e tij për të dalë para mediave dhe të bëjë transparencën e “kutisë së leprit”, që vazhdon ta mbajë atë në një copëz strofkull inekzistente, deputeti Halimi tha se për shkeljet e kryetarit të Bashkisë janë publikuar dokumente dhe shkresa të dhjetëra biznesmenëve. “Prej tre javësh Edvin Rama, ky fakir fukara i vetëdeklaruar është pa gojë, nuk jep shpjegime, nuk përgjigjet për asnjë nga akuzat, që tregojnë me gisht aleancën “Edvin and Tan Lepri”. Heshtja e Mr.20% për gjobat mbi lejet e pallateve për qytezën “Edvin and Tan Lepri” në afërsi të digës së Liqenit; heshtja prej varri mbi 20% e përvetësuar në çdo leje, prej 12 vitesh; heshtja ndaj akuzave të ndërtuesit Dodë Doçi për gjobën 20%, heshtja ndaj akuzave të ndërtuesit Dine Fratëri për 1 milion dollarë gjobë; heshtja ndaj akuzave të medias për gjysëm milion m2 ndërtim; heshtja për sipërfaqen që disponon nga 4 mijë apartamente në qytezën “Edvin and Tan Lepri”; heshtja për 100 milion euro, vetëm nga një zhvillues, me dokumente e prova. E gjitha ulëret frikshëm për ty, Edvin Kristaq Rama”- tha Halimi. Deputeti demokrat i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë të japë llogari për çdo akuzë që rëndon mbi të. “Zoti Rama, kam një ftesë të thjeshtë, dil nga kutia, bëhu i gjallë, përgjigju, dil e bëj transparencën e kutisë së Leprit”- u shpreh ai. Në përfundim, deputeti i selisë blu, vuri në dukje se “ky lepri i ri miliarder nuk ha vetëm bar, ky ha pemë, ha lulishte, parqe e çdo gjë të gjelbër të qytetarëve të Tiranës”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›