Edvini lodhet nga graria ylberiste, me Shalsin tenton rikthimin e
Duke iu referuar edhe lëvizjeve në Partinë Socialiste, ndryshimet që pësoi kryesia, duke larguar dhunshëm nga postet e tyre përfaqësues që i kanë shërbyer për vite me radhë PS-së, e duke vënë në këto poste vasalë dhe hispanikë të tij, Edvin Rama të njëjtën gjë po e aplikon edhe në Bashkinë e Tiranës, të cilën e ka kthyer në një zyrë të partisë së vet. Kryebashkiaku prezantoi dje para mediave ndryshimin që bëri në administratën e Bashkisë, duke pranuar edhe dështimin e modelit të grave në poste të rëndësishme e në anën tjetër duke iu dhënë një post akoma edhe më të rëndësishëm hispanikëve dhe servilëve të tij të binjakëzuar tashmë me Edvinin. Kësisoj, duke këmbyer vendet, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës do të jetë Eduart Shalsi dhe në postin e shefit të kabinetit Vali Bizhga. Në këtë drejtim, kjo lëvizje sipërfaqësore si reformuese për shkak të strukturimit që po pëson Bashkia, që realisht është nën thundrën e PS dhe shërben si papafingo e kësaj partie, po synohet që në opinionin publik të hidhet hi mbi atë që karakterizon bashkinë më të madhe të vendit. Prej ditësh Tirana kundërmon nën petkun ndotës të mbeturinave të pa mbledhura nga kompania e kontraktuar nga vetë kryetari dhe prishja e aferave korruptive ndërmjet kompanisë dhe kryetarit të Bashkisë çoi në paralizimin e punës së saj dhe kthimin e kryeqytetit në një kënetë mbeturinash. Edhe para pak vitesh Edvini do të bënte një ndërrim strukturor në Bashki duke zëvendësuar postin e nënkryetarit nga Mimi Kodheli te Vali Bizhga. Në këtë drejtim këto lëvizje të studiuara nga fakti se punët abuzuese dhe korruptive nuk po ecin sipas parashikimit. Për këtë arsye Edvini bën nga një rifreskim të postit të nënkryetarit në mënyrë që gjithçka të niset nga e para, përsa u takon abuzimeve me fondet publike dhe korrupsionit masiv e galopant që bredh në administratën e Bashkisë. Gjithsesi të gjithë këta që lënë dhe marrin poste në bashki bëjnë pjesë në ekipin e ri drejtues të PS-së, duke përfshirë, Mimi Kodheli, Vali Bizhga e deri te Ledi Shamku. Megjithëse roli i tyre është hartimi i programit politik, gjithsesi mbetet për tu theksuar se postet nga Partia Socialiste transferohen për tek Bashkia e Tiranës. Dhe këtë gjë e mundëson në mënyrë anti ligjore dhe të padrejtë Edvin Rama. Gjatë një konference për shtyp, Rama theksoi se Bizhga do të marrë detyrën e drejtimit të kabinetit, në funksion të një strukture që do të organizohet tërësisht.