E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini përgatit “testin e bindjes” për ministrat e Bllokut, kërcet prezantimi i kushërirës Harito - Koleka

17-07-2013 / Gazeta 55

Edi Rama po nxjerr për ditë në zyrën e improvizuar si kryeministri në PS të gjithë kandidatët për ministra. Në 7 ditë e fundit kryeministri i presupozuar Edi Rama po teston kandidaturat për krerët e dikastereve duke i nxjerrë deputetët e PS në konferenca për shtyp. Si gjithmonë sefte e bëri Ilir Beqja që është koordinator i programit qeverisës së PS me LSI. Deputeti Beqja në daljet e tij duket se nuk është i shqetësuar edhe aq  për borxhin publik dhe vendimmarrjen e qeverisë Berisha, por më shumë ngjan të jetë i interesuar për ministrinë e Financave, të cilën e lakmon prej kohësh.
Më pas në zyrën e kryeministrit në PS doli Taulant Balla që gjobitet gati një herë në muaj për shpifje të flasë në hava për pronat e ministrisë së Mbrojtjes. Taulant Balla ka bërë punët e zeza të Edi Ramës në parlament ndaj është një kandidaturë e fortë për të qenë ministër i një dikasteri që merret me punët e zeza. Fill pas Ballës, në testim për ministër të Drejtësisë doli ish-prokurorja deputete Ermonela Felaj, e cila foli edhe ajo në hava për shitjen e pronave nga Ministria e Mbrojtjes, kur në fakt kjo procedurë ndiqet nga ajo e Financave, për të cilën nuk thanë një fjalë 8 vjet në opozitë.
Megjithatë stafeta për provën përpara kamerave për ministër e mori Milena Harito Koleka, mbesa e Anetës, e cila lakmon prej kohësh ministrinë e Telekomunikacioni dhe IT, si një fushë që e njeh si pasojë e studimeve në Francë. Ndonëse Milena Harito tentoi të mbronte shkarjen logjike të hapjes së vendeve të punës në selinë e Partisë Socialiste, ajo nuk e kaloi provën e ditës. Asaj do t’i duhet më shumë kurajo dhe shumë lobim fisnor të hyjë në preferencën ministrore të kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama.
Sakaq i fundit që u testua si ministër ishte Sajmir Tahiri, që doli në zyrën e kryeministrit në PS, të flasë për krimin dhe policinë, me të njëjtën papërgjegjshmëri parazgjedhore. Me siguri Edi Rama do ta provojë Sajmir Tahirin si ministër i Brendshëm për të bërë punët e “rënda” derisa ta flakë si limon i shtrydhur. Kjo është një metodë që socialistët e kanë përdorur gjerësisht në qeverisjet e tyre në pushtetin qendror dhe atë lokal. Ndërsa Erjon Veliaj, Edi Rama e futur në rol duke e lejuar të organizojë koncerte në gur për të pasur idenë e sesi funksionon Ministria e Turizmit dhe Diasporës.
Gjithashtu Edi Rama po teston edhe pretendentë për ministra të LSI-së siç ishte marrja në pyetje e Lefter Kokës në selinë e PS, një ditë bisedës kokë më kokë me kreun e LSI, Ilir Meta.  
Sidoqoftë në këto dalje të ministrave në hije të PS po përgatisin një qeverisje plot të panjohura. Këto ministra me profil të ulët shtetëror pasiqë janë të paprovuar në punë shtetërore do ta kenë të vështirë të përmbushin nga një anë premtimet ndaj popullit dhe në anët tjetër të përmbushin premtimet që janë bërë për 20 biznesmenët deputetë me lugë në brez që janë në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Edi Rama nuk jep asnjë garanci se do të qeverisë me përmbajtje ndaj ambasadorët e BE dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nxitojnë ta takojnë për të “qetësuar” nga ethet e revanshit të fitores. Mirëpo Edi Rama është një njeri që nuk dëgjon veten e tij dhe jo më miqtë ndërkombëtarë. Ai dëgjon vetëm frikën. Këtë e deklaron në intervistat që jep për mediat e huaja ku shpesh e më shpesh përmend vdekjen si një faktor determinant të shtytjes për të qeverisur mirë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›