E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini po përdor skenarët famëkëqinj të ‘97-s për të kërcënuar stabilitetin e vendit

Reagon Partia Demokratike

Partia Demokratike reagoi dje përmes zëdhënëses së saj, ndaj kërcënimeve të kryesocialistit Edvin Kristaq Rama, se do të rrëzojë pushtetin me protesta të dhunshme. Zëdhënësja e selisë blu, tha se ky qëndrim i çunit të Kristaqit, është i justifikueshëm porsa kohë ekzistojnë lidhje ogurzeza të tij dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste, me organizatën terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”.
“Edvin Kristaq Rama ka zgjedhur pikërisht kohën e dialogut dhe të tryezës për të kërcënuar qeverinë dhe vendin me protesta dhe madje me skenarë famëzezë të vitit ‘97.
Edvin Kristaq Rama dhe pinjollët e bllokut zgjodhën për shpalljen e platformës së rebelimit komunist të vitit 97 ndrikullën e organizatës terroriste ‘Hakmarrja për Drejtësi’ për të cilën u publikuan para 2 javësh dokumente që provojnë anëtarësinë familjare të saj në këtë organizatë. Duke denoncuar këtë qëndrim të zotit Rama dhe pinjollëve të bllokut Partia Demokratike rikonfirmon edhe një herë garancinë se do të jenë ata dhe lidhjet e tyre kriminale që do të përballen me vendosmërinë dhe forcën e ligjit për çdo dhunim të tij”, deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike.
Kreu i PS, Edi Rama, vetëm një ditë më parë gjatë një prononcimi mediatik, tha se do të heqë dorë nga kërkesat e papranueshme për sistemin ligjor dhe se në ekuivalencë me këtë do të organizojë protesta popullore, për të trembur pushtetin.
Këto deklarata fatzeza të Ramës, bëhen në një kohë kur palët politike janë nën presonin e ndërkombëtarëve për të arritur një zgjidhje të shpejtë.
Edi Rama, në vijim të qëllimeve dashakeqe, për destabilizimin politik të Shqipërisë dhe kthimin mbrapsht të aspiratave të integrimit Evropian, siç është pengimi i procesit të liberalizimit të vizave dhe njëherazi bllokimi i marrjes së statusit, si vend kandidat në BE, procese këto që sipas raporteve të ndërkombëtarëve do të finalizohen me sukses brenda 2010-ës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›