E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini, pushime prej Sheiku, urdhëron pinjollët në Tiranë të besojnë gënjeshtrat e kurdisura prej tij

Formacioni i politikës kasnece ka ricikluar një varg të ri akuzash kundër qeverisë, nga ku keqpërdorimi i servilëve të tipit Ditzi Bushati dhe Eltar Deda, janë të detyruar të besojnë marrëzitë lakuriqe, për tendosje të marrëdhënieve me SHBA-të


Ndonëse njeriu i ngërçeve, kryetari i socialistëve po kalon pushime ‘hot’ në disa prej zonave të globit më të frekuentuara nga pasanikët më të madhej të botës, duke bredhur nga Dubai në Paris dhe nga Parisi në Bankok, Macao e Los Angelos, mercenarët e lënë në krye të detyrës në Tiranë, janë në gjendje Gatitu!, për çdo urdhër që do jepet nga Rama dhe pasi të miratohet nga komandati Ruçi. Dëshpërimi i ardhur siç duket nga presioni i kazioneve të Macaos dhe Los Angelos, e detyron kryetarin e socialistë të improvizojë jo vetëm kriza me objekt të qenësishëm klimën politike në Shqipëri, por edhe gjasme acarim të raporteve diplomatike të Shqipërisë me aleatin më të ngushë në botë, SHBA-të. Lakuriqësia e kryesocialistit s’ka të sosur, teksa kërkon me çdo kusht të ndjellë vrerë kundrejt bashkëpunimit të shkëlqyer të të dy vendeve, si në luftën kundër terrorizmit global, pa harruar mbështetjen e jashtëzakonshme të Departamentit të Shtetit në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe në intensifikimin përmes asistencës amerikane të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duke nisur nga ky bashkëpunim i thellë, çka konfirmon një aleancë dhe raporte të konsoliduara të të dy vendeve, ylberisti i njohur jo vetëm për lakuriqësi trupore, por edhe mendore, po improvizon si një mirazh shkretëtire, ngërç në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, aq e besueshme kjo sa ekzistenca e një ngërçi real politik në Shqipëri, veç krijimit të krizave artificiale. Megjithatë, lajmi se ekzekutivi shqiptar është ankuar te Departamenti Amerikan i Shtetit, për ambasadorin e ëashingtonit John ëithers, ka mbushur jo vetëm kronikat e edicioneve informative të medias vizive dhe faqe të tëra të asaj të shkruar, instrumente këto që kontrollohen krye këput nga kryesocialisti, por njëherazi në ambientet e selisë rozë është konsideruar si akti i radhës, që duhet shfrytëzuar me çdo kusht për të shpallur sulmet e përditësuara kundër qeverisë edhe nën efektin e temperaturave të larta, në këto ditë të nxehta të gushtit. Dihet tashmë që kryesocialisti Edi Rama, është një person me karaket përçmues, urren bashkëpunimin dhe ndihmën perëndimore në drejtim të Shqipërisë, duke u konfirmuar kështu si njësit ekstrashtetëror, njësoj si talebanët në Pakistanin e copëtuar nga përmbytjet. Ndaj edhe përpjekjet e tij për të artikuluar krizë artificiale në marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e perëndimit kanë si bazë arsyeje trashëgimninë e tij si pinjoll i nomeklaturës së vjetër komuniste, e cila konsideronte si metaforë të ideologjisë bolshevike prishjen e raporteve me vendet e zhvilluara dhe izolimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Krahas kësaj, Edi Rama ka edhe një arsye tjetër për artikulimin e kësaj farse: fakti që SHBA-të kanë konsideruar si legjitime qeverinë “Berisha2”, e tmerron kryesocialistin dhe sigurisht për të mund të konsiderohet si një fakt i mbyllur marrja e mbështetjes perëndimore për kauzën ireale. Kësisoj, spekulimi për tendencë të prishjeve të raporteve SHBA-Shqipëri, është thjesht një metodikë për manipulimin e opinionit publik dhe shmangien e vëmendjes ndaj PS-së dhe Edi Ramës, ku ky i fundit ka më shumë se 10 ditë që endet sa në Dubai, Macao dhe Los Angelos, vende të njohura këto për tëheqjen e sheikëve miliardierë dhe për kazinotë e famshme...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›