E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shqiptare hedh poshtë spekulimet- marrëdhëniet me Washingtonin janë të shkëlqyera, s’është dërguar asnjë letër për Withersin

Shqiptarët shumë shpejt do lëvizin në “Schengen”


Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta hodhi poshtë sot kategorikisht akuzat e përfolura në media, për postimin drejt Departamentit të Shtetit të një letër ankese kundër ambasadorit në largim, John Withers. Gjatë një konference për shtyp, pas kthimit nga vizitat e tij diplomatike në Greqi, Qipro, Siri dhe Liban, shefi i diplomacisë shqiptare, i akuzuar drejtpërdrejt si nismëtari i letër-ankesës, për qëndrimet e mbajtura nga ambasadori amerikan, shpreh reagimin e tij, duke e konsideruar këtë si spekulim mediatik në kushtet e një thatësirë të pakonceptueshme për lajme. “Lajmi i publikuar nga mediat është spekulim. Më vjen shumë keq që kjo thatësirë që vjen nga koha ka sjellë dhe thatësirën për lajme. Puna ime më bën që të shkëmbej letra me Washingtonin, por nuk ka asnjë letër zyrtare drejtuar cilitdo shtet jashtë për ndonjë ambasador. Më duhet të theksoj se marrëdhëniet me Washingtonin janë të shkëlqyera”- u shpreh nr 2 i qeverisë shqiptare, Ilir Meta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›