Ku i çoi Edi Rama 1.1 milionë dollarë të qeverisë japoneze për rininë e Tiranës?

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se ka shpërdoruar rreth 1,5 milionë dollarë të dhëna nga qeveria japoneze, për projekte me të rinjtë. Sipas drejtuesit të ZMK-së Altin Goxhaj, këto fonde në të vërtetë po përdoren nga Bashkia për fushatën elektorale të Partisë Socialiste në vitin 2011
Afro një vit më parë Bashkia e Tiranës nënshkroi një marrëveshje me Bankën Botërore, me anë të së cilës mundësohet një grant i financuar nga Fondi Japonez i Zhvillimit Social, nëpërmjet Bankës Botërore, me një shumë prej 1 155 700 dollarësh dhe me një kohëzgjatje tre vjeçare (Buletini nr.69 i Bashkisë Tiranë publikuar në faqen online të Bashkisë Tiranë: http://ëëë.tirana.gov.al/ditari/bashkia-ditari69.html). Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, denoncoi sot se pas 10 muaj nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, Bashkia Tiranë në mënyrë sekrete jashtë çdo mundësie transparence ka zhdukur çdo gjurmë informacioni se çfarë po bëhet dhe ku kanë shkuar mbi 1 miliardë lekë të Qeverisë Japoneze për rininë e Tiranës. Drejtuesi i ZMK-së Altin Goxhaj, u shpreh gjatë një komunikimi me gazetarët pranë ndërtesës së Bashkisë së Tiranës se kaluar 10 muaj dhe askush në Bashki s’është në gjendje të të japë një përgjigje se kujt i janë dhënë këto para, ka ndonjë deadline, ndonjë proçedurë konkurimi apo tenderi. “Asnjë informacion. I vetmi informacion që gjendet me vështirësi është po të kërkosh online në arkivën e Bashkisë në buletinin nr. 69 Ditari i Tiranës, ku paraqitet firmosja e marrëveshjes për kalimin e grantit në duart e Kryebashkiakut. Njeriu që ka përgatitur gjithçka dhe ka lëvizur këtë fond drejt Edi Ramës është si gjithmonë Ana Gjokutaj, bashkëshortja e ish-Drejtorit të Soros çapajev Gjokutaj. është i njëjti person që falsifikoi të dhënat e projektit të Fondacionit MJAFT 4 vjet më parë në Beograd për të favorizuar Erion Velinë & Co edhe 50 mijë dollarë nga fondi i Bankës Botërore për biznesin rinor”- u shpreh Goxhaj. Banka Botërore mban përgjegjësi para Qeverisë Japoneze për fondin prej 1.5 miliona Dollarë të destinuara për rininë në Qytetin e Tiranës dhe në Qytetin e Durrësit, ku Edi Rama ka gëlltitur 1,1milionë dollarë. Ana Gjokutaj e cila prej vitesh si një ndër njerëzit më të rëndësishëm të rrjetit sorosian në Tiranë, është personi që duhet të kishte monitoruar procedurat e konkurimit dhe transparencës së menaxhimit të këtij fondi që është zhdukur në mënyrë sekrete. Dhe nga të dhënat e Komisionit për Transparencë Bashkiake rezulton se fondi i Qeverisë Japoneze për rininë e Tiranës dhe Durrësit, po investohet në xhepat e atyre që do të organizojnë fushatën elektorale të Edi Ramës për 2011. Pra fondi i një qeverie të huaj për rininë shqiptare po devijohet për të financuar fushatën elektorale të PS 2011 dhe parashikohet të futet në xhepat e menaxherëve të fushatës. Siç rezulton nga të dhëna të mbledhura nga 1 organizatë rinore e krijuar nga Vullnetarët e Partisë Socialiste, nj pjesë e fondit do të shkojë për të rekrutuar vullnetarë për fushatën. Për këtë arsye, Komisioni për Transparencë Bashkiake, i drejtuar nga Av. Altin Goxhaj, do t’i drejtohet Bankës Botërore dhe Qeverisë Japoneze për të kërkuar transparencë mbi destinacionin se ku ka përfunduar pjesërisht apo i gjithi ky fond që synonte mbështetjen e të rinjve dhe organizatave të tyre në Tiranë dhe Durrës.
...