Edvini s’ndalet nga humbja, shijon përmbytjen e Tiranës
Përmbytet kryeqyteti nga 15 minuta shi. Edhe vetë godina e bashkisë rrezikon të bëhet e pajetueshme (publikojmë edhe foton), por kjo s’e ndal Edvinin, i cili po kërkon të përmbytë edhe zgjedhjet, mjaft që të mos e largojnë nga bashkia e nga partia
Vetëm 15 minuta shi mjaftuan dje, për të nxjerrë jashtë kontrollit dhe duke e kaluar në kaos të plotë, si zakonisht, situatën në Tiranë, ku u përmbytën qendra e Tiranës, por edhe zonat periferike. Apatia e bashkisë së Tiranës, si pasojë e braktisjes së këtij institucioni jo vetëm nga punonjësit por edhe nga Edi Rama, i cili i trembur nga rezultati i dobët në zgjedhje, arratiset edhe nga Bashkia, ku me sa mendohet është strehuar në kullën e babë Myslymit, në Pezë.
Demi i djeshëm, ishte kolosal, bashkia e Tiranës dhe Edi Rama, duhet të marrin përsipër përgjegjësitë për atë që gatuan dje në kryeqytet. Disa dhjetëra automjete të parkuara në afërsi të ETC-së, e njohur si Qendra Tregtare, janë fundosur në ujë pas rrebeshit të shiut dhe bllokimit të tubacioneve të pusetave, ndërkohë që bashkia e Tiranës nuk është vënë në lëvizje për asnjë moment.
Reshjet e shiut kanë bërë që në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit të kenë përmbytje marramendëse.
Zonat më problematike kanë qenë Rruga e Elbasanit, Kryqëzimi i “21 Dhjetorit” si edhe zona e Pazarit të Ri. Disa banesa në Zonën e “21 Dhjetorit” janë tashmë të mbushura me ujë. Por probleme me reshjet e dendura janë regjistruar pothuajse në të gjithë kryeqytetin. Në rrugën Karl Gega, në periferi të Tiranës disa banesa janë përmbytur, ndërkohë që janë rrezikuar dhe disa fëmijë, të cilët janë shpëtuar falë ndërhyrjes së uniformave blu. Shirat e rrëmbyeshëm kanë krijuar probleme dhe në lagjet e reja të Tiranës, ku më të dukshme ato kanë qenë në zonën “Komuna e Parisit”, apo dhe në “Unazën e Re”. Në zonën “Komuna e Parisit”, është kthyer në klasike tashmë që sa herë bie shi, rrugët, rrugicat dhe hapësirat e gjelbra, kthehen në liqene artificiale, ku bëhet e pamundur lëvizja e lirë si e automjeteve ashtu edhe e këmbësorëve.
Bashkia e Tiranës nuk ka marrë asnjë masë rikuperuese ndaj këtij kolapsi të pazgjidhur të kryeqytetit, duke i dhënë përparësi lëshimit pa kriter të lejeve të ndërtimit, pas asnjë lloj studimi urbanistik dhe izolimin tërësisht të hapësirave të lira, në të zonën e kryeqytetit.
Komenti-Edhe kur ikën, Rama nuk ikën pa përmbytje.../Ka punuar për Tiranën. Madje aq shumë ka punur sa më mirë fotot e përmbytjes e minimalizojnë. Një shi që nuk ka zgjatur më shumë se sa 15 minuta e ka kthyer kryeqytetin shqiptar në një pellg me ujë. Por kjo nuk është thjeshtë për të na vrarë sytë. Kjo duhet të na bëjë të mendojmë akoma më thellë. Ai nuk ka lënë fshat e qytet për një muaj rrjesht pa shkuar e pa thënë se do ta bëjë Shqipërinë si Tirana. Por ajo që Tirana që thotë ai, ndryshon nga Tirana që na shohin sytë ne. Tirana e asj gjësë së gjatë të Bashkisë nuk është vendi ku jetojmë ne, është Parisi që ai admirontet teksa e zinte gjumi në brigjet e Renit.
Por ja që për fatin tonë të keq Tirana nuk është si Parisi, e Lana nuk është si Reni. Kjo sepse rama nuk është si Bertrand Delanoë (numri një i Parisit), sepse Rama është hajdut ordiner. Sepse Rama nuk pyet për Tiranën, por për xhepat e tij. Rama e do të mbytur Tiranën. E do të mbytur me ujë, me leje ndërtimi, me dallavere, me para nën dorë, vila ryshfete, me kate të para e të dyta. Rama lut zotin të mbytet Tirana, madje kur Zoti nuk e dëgjoi, hapi digat e liqenit. Se ai është lajmësi i fatkeqësisë. Ai vjen para fatkeqësisë. Por edhe kur ikën, boll dëme bën. Duket gjë e thjeshtë. Por nuk është ashtu. Përmbytet kryeqyteti... ku ndodh kjo. Në Tiranë. Rama i këndon fatkeqësisë “Kjo është Tirana jonë”, Tiranë arrixhinjsh. Tiranë pa kanalizime, pa puseta, pa asgjë. Ah po, e ka një gjë Tirana jonë, ka Edi Ramën që është duke e zhyt në llucë çdo ditë.
E mbani mend se çfarë ndodhi pak net më parë. Shpiku një rënie betoni në njërin prej tuneleve në Kalumash. E dini pse e bëri këtë? Sepse Tirana ishte përmbytur si sot. Por me qëllim që media të mos merrej me këtë që po ndodhte në Tiaranë, lëshoi silurat e në kalimash, silura të rreme. Teleramët shkuan atje dhe askush nuk u mor me atë që po ndodhte në Tiranë.
Sot Rama nuk kishte nga ia mbante. Ai tashmë është i mbytur në të gjithë anët deri më fyt, e sot deri më fyt i erdhën edhe fekalet e Tiranës. Bile po publikojmë edhe foton se si iu përmbyt edhe bashkia. Por ai është i fortë, e duroi erën e qelbur dhe nuk pranoi të dilte para qytetarëve kryelartë ashtu sikurse para katër ditësh kur kërkonte votën dhe hidhej si pinguin nën tingujt e këngës “Sa debila jemi ne” apo “Çohu, çohu”. E kishte edhe një vartës që ta nxirrte se vetë nuk kishte fytyrë të dilte. një tjetër servil të tij, Drejtorin e Ujësjellës – Kanalizimeve. Ai bëri një konstatim të paparë. “Problemi në Tiranë janë kolektorët”. Sikur nuk e dinim ne që problemi në Tiranë janë kolektorët. Problemi në Tiranë nuk janë vetëm kolektorët, por një problem më vete është edhe Rama. Sa e zezë është kur shikon makinën tëndë 60 mijë euroshe tek nxjerr flluska nga dritaret...
...