Dritan Prifti: Mandati im, “pro” Berishës.

Deputeti i LSI-së për Fierin zoti Dritan Prifti ka deklaruar dje gjatë emisionit televiziv “Opinion” se mandati i tij do të shkojë në favor të Sali Berishës dhe jo Edi Ramës nëse diskutohet mandatimi i qeverisë së re. Shkaku sipas tij ka qenë vjedhja e votës që është bërë nga Partia Socialiste dhe komisionerët e saj në qarkun e Fierit si dhe milionat e eurove të dhëna nga socialistët për të penguar që ai të dilte deputet. Po ashtu ai ka akuzuar qartazi Edi Ramën se ka dhënë para për të mos dalë deputet Ilir Meta në Tiranë dhe shuma e milionave të eurove ka dalë prej abuzimit që Rama ka bërë me pushtetin si kryetar i bashkisë së Tiranës.
Dritan Prifti ka akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën se me milionat e eurove të shpërndara në Fier i ka hequr mundësinë LSI-së për të nxjerrë të paktën 3 mandatë më shumë në qarkun e Fierit, ndërsa ka pohuar se janë dhënë 100 euro për çdo votë kundër LSI-së dhe tij që ai të humbte zgjedhjet.
Akuzat e Dritan Priftit janë bërë publikisht dhe dëshmojnë gjendjen e rëndë të mosbesimit që ekziston mes të majtëve dhe sidomos përgjegjësinë e Ramës në humbjen e zgjedhjeve prej të majtës shqiptare.
Akuzat e rënda publike të zotit Dritan Prifti nuk kanë marrë përgjigje, nuk janë kundërshtuar dhe nuk janë kontestuar në vazhdim nga ndonjë përfaqësues i Partisë Socialiste. Ato pasojnë akuzat e Paskal Milos, ish-aleatit të Ramës që e ka akuzuar këtë të fundit për hedhjen në treg të një sistemi që e coi të majtën në humbje dhe bashke me të edhe mandatet e gjithë pjesës tradicionale të së majtës. Partia Socialiste është akuzuar edhe nga kandidati për deputete i PBDNJ-së, Leonard Solis se i ka vjedhur votat.
...