E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini urdhëron deputetët të rrethojnë e të bëjnë dezhurn tek pallati i Dash Pezës

“Mbrohet” ngrehina e vjedhjes më të madhe që u është bërë qytetarëve

Edvin Rama duket se ka gjetur zgjidhjen për të mbajtur në këmbë një nga ngrehinat që e inkriminon atë tërësisht në një aferë të rëndë antiligjore dhe në një shkelje të hapur të të drejtave të njeriut. Nisja e aksionit të Inspektoriatit Ndërtimor në Tiranë për të shembur një pallat të paligjshëm në kryeqytet, në pronësi të Dash Pezës, adashit më të ngushtë të Edvin Ramës, e ka futur në panik këtë të fundit, nga frika e një aksioni super të gjerë.
Si për t’i bërë oponencë strukturave qeveritare, Edvin Rama dhe disa pseudo deputetë milionerë, pasuri të vena në mënyrë të paligjshme dhe duke shkelur e dhunuar të drejtat e njeriut, kanë rrethuar pallatin në shembje, për të mbrojtur ngrehinën e korrupsionit dhe të vjedhjes më të madhe që i është bërë qytetarëve. Kjo klikë e mercenarizuar nga Edvini dhe sponsorizuar fuqishëm nga ndërtuesit që janë në konflikt interesi me ligjin si Dash Peza, Fidel Ylli, Sadri Abazi, kërkon të vendosë një standard në aspektin e shkeljes së ligjit, në një kohë kur kryeministri Berisha paralajmëron dita-ditës për ashpërsi ligjore ndaj të gjithë shkelësve, për të shembur çdo pallat që është ndërtuar mbi prona publike apo edhe për tejkalim të shtesave përtej lejes së lejuar, duke rrezikuar ndjeshëm jetën e banorëve.
Ndërtimi i një pallati mbi rrugën kryesore të një prej zonave me popullsinë më të dendur në kryeqytet siç është ajo pas Hotel “Tirana International” dhe dhënia e kësaj rruge me qira, përbëjnë dy nga shkeljet më të rënda që Bashkia e Tiranës dhe Edvin Rama duhet të mbajnë përgjegjësi të veçanta. Kryebashkiaku, në mënyrën më të paskrupullt të mundshme po mundohet të mbajë në këmbë, duke përdorur si “shtylla” mbajtëse deputetë (pa imunitet) si Eduart Shalsi, Ditzi Bushati apo dhe Saikeq Tahiri. Janë pikërisht këta pinjollë të politikës së re të Edvinit që do të paguajnë haraçet e bllofeve anti ligjore të eprorit të tyre, e ndërsa grupi i mafiozëve do të sodisë nga pamjet televizive të gjithë katrahurën që vetë e gatuan.
Edvini, duket se i ka dëgjuar me vëmendje këshillat e Dashit, Fidelit dhe Sadriut se si mund të mbahet në këmbë një godinë shumëkatëshe e ndërtuar pa leje dhe duke vjedhur pronën publike, thjesht e vetëm duke lënë rreth saj disa njerëz të afërt (pa imunitet), që, edhe nëse vepron ligji në radhë të parë të prangosë shkelësit rrethanorë, pra ata që do kundërshtojnë shembjen. Pra, e gjithë kjo fakton se kryebashkiaku dhe kryesocialisti do përdorë çdo metodë të mundshme për të luftuar ligjin, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten nga “gropa” e thellë e korrupsionit dhe vjedhjes, ndër më galopantet e njohura ndonjëherë.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›