E Shtunë, 31 Tetor 2026

Efektet e Traktatit te Mastrihtit

Kanë kaluar vetëm 20 vjet dhe kanë nisur modifikimet e para. Traktati i Mahstritit, shtylla e monedhës së përbashkët europiane, i firmosur më 7 shkurt të 1992, këtë vit ka kuptuar papërshtatshmërinë e tij.  Një nga themeluesit e këtij traktati, që dha bazat për krijimin e një monedhe të përbashkët, Jeaques Delors, sot shprehet se Europa po punon vetëm me një këmbë pasi traktati u ndryshua në Amsterdam më 1997. “Fatkeqësisht në Amsterdam, u fokusua vetëm në anën e monedhës dhe për këtë BE ka funksionuar mirë për 10 vjet, por vetëm me një këmbë. Por sapo dolën problemet e para e pamë se cfarë ndodhi. Dhe është mungesa e shpirtit dhe bashkëpunimit. Të gjitha fuqitë nuk janë në Bruksel, por janë të ndara dhe ajo që sot është e nevojshme është pikërisht fryma e bashkëpunimit. Është pikërisht shpirti i kooperimit që mungon sot brenda Bashkimit Ekonomik dhe kryesisht në Këshillin e ministrave të Financave”, u shpre Jeaques Delors. Sipas arkitektit të euros, Delors, traktati i ri, apo pakti fiskal, tashmë është gati të firmoset me qëllim zëvendësimin e atij të vjetrit, i cili do të mbushw boshllqet e një marrëveshjeje të paralizuar, për shkak të kufizimeve ekonomike të përbashkëta pa u shqetësuar më tej për një koordinim të politikave ekonomike. Një gabim i madh ky thotë Jeaques Delors, që bëri të pashmangshëm krizën aktuale të borxhit. Nëse  bashkimi monetar, që tashmë pakti fiskal premton të krijojë, do të ishte realizuar paralelisht me daljen e euros, monedha e përbashkët do të funksiononte me të dyja këmbët dhe më e shëndoshë në rrugën e saj ka thënë Delors. Eurozona u përfshi nga një krizë borxhesh që ka detyruar Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë të kërkojnë shpëtim nga BE. Greqia aktualisht po negocion për paketën e dytë të shpëtimit në mesin e një pakënaqësie të madhe të qytetarëve të saj. Presidenti i BE Barroso ka deklaruar se Greqia nuk duhet të largohet nga monedha e përbashkët. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›