E Shtunë, 31 Tetor 2026

Efektet elektorale te zhvillimeve te fundit

TIRANE - Sado te vonohet zgjidhja e ngercit te forte politik shqiptar nje dite ai do te marre fund per ti hapur keshtu rrugen zhvillimit te zgjedhjeve lokale. Sic mund ti kujtohet lexuesit nje ngerc i ngjashem i zgjatur beri qe zgjedhjet lokale te 2007-es te shtyheshin disa muaj dhe kur u zhvilluan paten karakterin e nje testi politik te lidershipit te Edi Rames ne PS. Kjo sepse Rama duke qene kryetar i PS-se ishte njekohesisht dhe kandidati per Bashkine me te madhe e me te rendesishme ne vend Bashkine e Tiranes.
Edhe ne zgjedhjet lokale te radhes kurdo qe ato te zhvillohen kemi nje skenar te ngjashem Rama synon te rikonfirmoje perkrahjen e elektoratit kryeqytetas nderkohe qe Berisha do ti vere perballe nje figure te spikatur politike te partise se vet per ta kthyer keshtu votimin ne nje referendum politik per Ramen. Ne qofte se ky skenar materializohet zhvillimet politike te diteve te fundit do te kene pa dyshim ndikim ne rezultatin elektoral ne zgjedhjet per Bashkine e Tiranes.
Nder keto zhvillime sigurisht qe liberalizimi i vizave do te kete ndikimin me te madh. Duke qene qyteti me nivel me te larte jetese Tirana mund te kete shume votues te lekundur qe jane ne gjendje te perballojne financiarisht udhetime ne Europe. Levizja pa viza pa dyshim do te jete e mirepritur nga ata. Dhe kuptohet qe do tia dine per nder qeverise qe sado me vonese i plotesoi me se fundi kriteret per liberalizimin e vizave.
Ne fakt ne qofte se zgjedhjet lokale do te zhvilloheshin ne mars efekti i udhetimit lirshem ne Europe do te ndihej fort ne elektoratin kryeqytetas. Por eshte e sigurt qe zgjedhjet nuk do te zhvillohen para 8 majit. Dhe sa me larg nga festat e fundvitit te zhvillohen ato aq me i vogel do te jete edhe efekti elektoral. Kjo per dy arsye.
Se pari elektorati i lekundur me perkufizim ka prirjen te ndikohet prej zhvillimeve me te fundit afer zgjedhjeve. Si rrjedhim nje zhvillim tjeter mund te dale ne plan te pare per kete elektorat deri ne maj duke e zbehur keshtu efektin pozitiv psikologjik te udhetimit lirshem ne Europe.
Se dyti rritja e fluksit te shqiptareve qe udhetojne jashte do te shoqerohet edhe me rritjen e ndjeshme te kerkeses per valute ne tregun e brendshem. Dhe pavaresisht nga ndonje nderhyrje e mundshme e Bankes se Shqiperise vlera e valutave ne kembim me lekun do te rritet edhe me tej. Si rrjedhoje meqenese shumica e mallrave te konsumit te gjere importohen cmimet e tyre ne treg dikur do te ngrihen. Dhe kjo gje me gjasa nuk do tu pelqeje votuesve te lekundur kryeqytetas...
Mosmarrja e statusit te vendit kandidat per ne BE mund te ndikoje negativisht per qeverine tek elektorati i lekundur kryeqytetas. Kjo sepse ky elektorat duke qene me i sofistikuar se elektorati rural e kupton me mire rendesine e ketij deshtimi. Gjithashtu ky elektorat pavaresisht se BE-ja i drejtoi shigjetat e kritikes si nga pozita ashtu dhe nga opozita e kupton se ne nje cift qe kercen tango kavalieri hedh hapin e pare dhe dama e ndjek. Per me teper opozita duket se nepermjet protestave te saj do te synoje ta mbaje sa me gjate mosmarrjen e statusit te vendit kandidat ne fokusin e elektoratit.
Se fundi shpallja de fakto e kandidatures per presidencen nga ana e Fatos Nanos eshte nje zhvillim qe mund te ndikoje ne zgjedhjet per Bashkine e Tiranes. Meqenese zgjedhja ne postin e shumekerkuar prej tij per 10 vjet nuk mund te realizohet pa votat e pozites ne Kuvend Nano duket se eshte i gatshem qe ashtu si ne zgjedhjet e 2007-es te ndihmoje kandidatin demokrat ne garen me Edi Ramen. Kjo ndihme mund te jete e drejtperdrejte si ajo qe i dha Olldashit duke dale me te ne fushate ose mund te jete e terthorte duke mbeshtetur nje kandidat alternativ.
Kjo rruge e dyte do te ishte me e kushtueshme financiarisht por me efikase per te ndihmuar kandidatin demokrat ne garen me Ramen. Duke gjykuar nga rezultati i PSV-91 elektorati i se ciles eshte pergjithesisht pro Nanos mund te hamendesohet se nje kandidat alternativ i perkrahur nga Nano do te shkepuste 1-2 nga elektorati i majte. Per me teper shpallja e tij para zgjidhjes se ngercit aktual politik do ti dobesonte pozitat e Rames ne negociatat e veshtira qe pritet te zhvilloje me Berishen.
Hamendjet e mesiperme u bene duke presupozuar qe secila pale ka votues te vaket te cilet mund te ndikohen nga zhvillimet e mesiperme ne vendimin per te perkrahur me vote njeren apo tjetren pale. Por sa eshte madhesia e ketij segmenti te votuesve
Per tiu pergjigjur kesaj pyetje le te krahasojme rezultatet e 2007-es dhe 2009-es. Keshtu secili nga dy krahet politike pati nje rritje prej rreth 36500 vota nga 2007-ta ne 2009-en. Kuptohet qe kjo rritje e numrit total te votave per dy vjet 42 ne vlere relative nuk mund te shpjegohet me rritjen e popullsise - sipas INSTAT-it numri i votuesve qe jetojne brenda kufijve te kryeqytetit eshte rritur vetem me 5 ne vit ne 5-vjecarin e fundit. Pra rritja dramatike e votave per te dy krahet mund te shpjegohet kryesisht me faktin se secila pale ka nga nje segment te konsiderueshem votuesish te vaket te cilet marrin pjese ne zgjedhjet parlamentare por jo ne ato lokale.
Pyetjes 50-mije eurosh sesa do te jete magnituda e ndikimit te zhvillimeve te mesiperme te keta votues eshte e pamundur ti pergjigjesh sot. Muaji maj ndoshta do ti pergjigjet asaj.

G.SH/BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›