We win the race
Te dashur qytetare dhe qytetare te Tiranes dhe mbare Shqiperise Gezuar festen. Jemi mbledhur sot te ndajme se bashku gezimin nderin kenaqesine e shnderrimit ne realitet te endrres sone me te bukur te endrres se lirise Evropiane. Sot me ne gezojne dhe festojne cdo i ri cdo e re cdo djale dhe vajze shqiptare kudo qe ndodhen ne Shqiperi apo jashte saj sepse sot ata ndihen me te lire se kurre ne jeten e tyre me te denje se kurre ne jeten e tyre dhe se vendi i tyre eshte sot me i lire dhe me i denje ne te gjithe historine e tij. Sot ne se bashku duhet te perulemi me nderim te thelle para atyre qindra e qindrave djemve dhe vajzave te kesaj toke qe sakrifikuan gjithcka jeten dhe se bashku me te endrrat me te bukura rinine e tyre vetem e vetem per te gezuar ate liri qe ne gezojme sot. Sot ne se bashku duhet te shprehim nderimin tone me te madh te rinjve dhe te rejave te ketij vendi te cilet 20 vjet me pare do te mbushnin rruget dhe sheshet e Tiranes me thirrjet qe ju buronte nga shpirti dhe zemra e tyre Shqiperia si Evropa.
Sot Shqiperia eshte si Evropa vend pa kufi Evropa nuk eshte sot nje toke e ndaluar per Shqiperine dhe Shqiptaret. Sot me ne se bashku gezon cdo nene shqiptare e cila nuk do te ndihet me kurre e ndare per se gjalli me bijte e saj por mund ti takoje ti perqafoje ata kudo qe ndodhen ne cdo vend te Evropes. Sot me ne gezon cdo gjyshe cdo gjysh i ketij vendi i cili do te mund te pershendese do te mund te takoje femijen e vete niperit dhe mbesat kudo qe ndodhen. Kurre ndonjehere me te denje se sot nuk kemi qene. Qytetare dhe qytetare te Tiranes dhe mbare Shqiperise nga ky shesh ne emer tuaj le te shprehim mirenjohjen me te thelle per te gjitha qeverite e vendeve te Bashkimit Evropian per besimin e tyre te madh besimin e jashtezakonshem qe deshmuan ndaj nesh dhe ti sigurojme se vendimi i tyre fisnik do te jete nje miresi e madhe te cilin ne do ta ndajme me secilin prej tyre. Vendimin per heqjen e vizave per shqiptaret perben gjithashtu risine e vertete te ketij kombi ne kontinentin nga i cili dekada dhe shekuj e ndane e vecuan pabesite e medha sot te rinjte dhe te rejat e Shqiperise burrat dhe grate e saj do te kene mundesine si qytetare te lire te vizitojne te njohin te shijojne vlerat thesaret e cmuara te kultures dhe qyteterimit tone Evropian perendimor. Ky vendim eshte gjithashtu vendimi i Shqiperise pa kufi. Shqiperia do te jete gjithnje e me shume e preferuara e qytetareve te Evropes dhe te mbare Botes per thesaret e saj mahnitese per bukurite e saj perralloreper miqesine e saj per mikpritjen e saj me te miren me sublimen me madheshtoren me jetesoren qe nje komb mund te kete ne shpirtin e vet. Rruga jone drejt Evropes nuk eshte dhe nuk ka qene nje rruge e lehte nuk ka qene si bulevardet e ketij qyteti por rruga jone drejt Evropes eshte rruga e suksesit te vertete eshte rruga e ndertimit te vlerave te saj ne qytete dhe fshatra brigjet malet e Shqiperise eshte rruga e ndertimit te Shqiperise Evropiane per te cilen ne jemi te vendosur te ecim te sigurtte sakrifikojme dhe ta ndertojme ate gjithe nje e me bukur gjithnje e me mire ta ndertojme ate si shtepi e te ardhmes sone te sigurt. Qytetare dhe qytetare te Tiranes dhe te mbare Shqiperise. Ne mblidhemi sot pasi kemi arritur jo vetem lirine Evropiane te levizjes sone dinjitetin Evropian ne levizjen tone por pasi jemi afruar me shume se kurre me Evropen e qyteteruar. Lajmi i heqjes se vizave per Shqiperine vjen me lajmin e shpalljes se Shqiperise si njeshi i botes per vitin e ardhshem turistik . Keto lajme jane merita juaj e madhe jane vepra e te gjithe shqiptareve jane mundi dhe djersa e cdo shqiptari jane dinjiteti juaj. Ndaj dhe ne le ta festojme se bashku per Shqiperine Evropiane do te kemi nje Shqiperi pa viza neser Shqiperine Evropiane neser te ardhmen tone te plote Evropiane.
Zoti e bekofte Shqiperine dhe flamurin e saj.
Zoti e bekofte rinine shqiptare. Gezuar