FIJET E KPUTURA T FATIT
Ne nje qetesi olimpike bavareze lexoja Memoaret e Hasan Prishtines perpiqesha ti gjeja fijet e keputura te fatit tragjik shkaqet e drames kombetare lajthitjet shkaperderdhjen e etnise. Dredhakeve te pergjakura te vitit 1912 per te cilat mendonte te shkruante nje liber tribuni yne. Isha endur hamendjeve dyshimeve e burrerise qe nuk kishte qene e pakte ne nje pyll ballkanik. Rruga e H. Prishtines mbeti rruge tragjike. Ishte etiketuar share e lavderuar ngjashem sic veprohet sot ne mjedisin tone me shume intelektuale e aktiviste. Harrojme se lufta speciale kunder nje populli behet kryesisht duke e percare ate dhe duke e pushtuar nga brenda. Sidoqofte prijesi kosovar kishte ecur nje rruge te cilen e kishte mbyllur me vrasjen e tij nga dora e huaj. Brezat e mevonshem e kuptuan dhelperine prandaj i dhane vend meritor atij qe kishte lare me gjakun e vet rruget e Selanikut qytet ky i Vilajetit te Janines i mbyllur fort ne kujtesen tone.
Brenda oborrit kosovar brenda ketij vilajeti te erret sic vazhdojne ta quajne shume historiane kurre nuk e shtroi as nuk e pa ceshtjen shqiptare. Kerkesa e Hasan Prishtines e pare dhe e vetme mbeti Te njifen zyrtarisht kufijt e Shqypnis. Kurre nuk kishte enderruar nje Shqiperi xhuxhe prej 28 mije km2 as nuk mund ta merrte me mend. Atdheun e shihte te shtrire ne kater vilajete te Shkodres te Kosoves te Manastirit e te Janines. Ideja e tij per etnikum nuk ishte kerkese e nje romantiku te vonuar as utopi kombetare formimi i shtetit nacional. Me copezimin e trojeve shqiptare shihte copezimin e shpirtit te popullit shthurjen e etnikumit.
Pas ca vitesh me ra ne dore prape Memorandumi 1986 i Akademise Serbe. E rilexova. Qarte shihej projektimi i nje Serbie te Madhe pa te tjeret ndash krijimi i shtetit nacional serb. Asgje te keqe por anakronike dicka iluzore kundervenia kunder rendit te ri boteror. Keq me te gjithe nje budallallek qe vetem serbet dine ta bejne. Getoizmi i tyre shihej ne horizont se megalomania paralajmeronte tragjiken e tyre te mevonshme. Rende ishin sulmuar popujt deri dje vellezer. Kerkohet posacerisht ne Kosove nje lufte totale me te ashtuquajturin agresion neofashist shqiptar. Aq larg shkohet deri tek kontrolli i shtimit natyral te nje populli. Kokat e mencura serbe konkludonin se lufta speciale e irrendentes kunder popullit qiellor serb behej permes natalitetit. Pra ai duhet rrenuar me cdo gjehellip
Mirepo cngjet me partite tona kendej e andej Murit te Arbrit Asgje e re do te thoshte Remarku. Le te valoje sa me lart bajraku i fisit do te shtonte mediokri yne. Nuk mendoj se partite shqiptare duhet te kene memorandume e programe nacionaliste cfare i kane fqinjet. Nacionalizmi eshte e zeza e vetvetes. Po ashtu nga nacionalizmat e fqinjeve nuk mesohet qyteterimi as evropeizmi nuk troket ne dyert tona te nxira. Nuk jam as per krijimin e bibliotekave te urrejtjes ndaj te tjereve por ceshtja kombetare nuk ben te zgjidhet ne menyre parciale pa nje organizim gjithekombetar.
Ka nisur te harrohen burrat tane te devotshem kur ceshtja kombetare ishte ne rrezik harroheshin hasmerite dhe bajraqet oxhaqet dhe gjaqet. Para tyre marshonte populli i gjakosur i uritur i ndjekur i sharehellip Ne levizjen tone ka perjashtime e iniciativa te mencura por do te deshiroja pjesa derrmuese e anetaresise ne partite tona te mos lere pershtypjen se ne to kane zene vend vetem per ndonje turizem politik qe i vjen era e leverdise personale. Partite nuk mund te shnderrohen ne klinika per sherimin e komplekseve egove. Egocentrizimi shpie tek tehuajesimi percarjet dhe keqperdorimi i levizjes gjithekombetare. Nuk ben te pranojme se jemi popull fisnor.
Bindesh me ne fund se gjendesh ne Teatrin e Absurdit argeton evropianet ndersa ne te dy anet e Murit shqiptaret hidhen ne ruletin e fatit Duhet te presin viktimat ne fund te Ferrit se mbasienderrat e tyre nuk i kane lexuar zoterinjte te cilet nxitojne tua hapin portat atyre qe shkaktuan gjenocid ne Bosnje e Dardanihellip Disi qesharake por ky eshte fati i atyre qe nuk dine te gjenden ne hapesiren e vet.