E Diel, 1 Nëntor 2026

Efekti domino i krizes greke, ne Shqiperi e sjellin emigrantet Janush Bugajski

Kriza greke mund te kaperceje kufijte shteterore dhe te preke si ne nje efekte domino nje pjese te mire te Ballkanit. Ne analizen e tij, ne Albanian Screen, politologu dhe analisti i njohur, Janush Bugajski, thote se dhe Shqiperia mund te vuaje pasojat e shperthimit social dhe ekonomik qe po perjeton Greqia. Zhgenjimi nga 2 partite e medha, PASOK-u i qendres se majte dhe Demokracia e re e qendres se djathte, mund te krijojne terren ne zgjedhjet e prillit, per partite ekstremiste te te dy kampeve, te cilat edhe perpara masave te ashpra te kursimeve mbeshteteshin nga me shume se 40 per qind e elektoratit.

"Une mendoj se Greqia eshte prane nje shperthimi social, i cili mund te kaperceje edhe kufijte e saj. Pavaresisht nese Athina deshton ne plotesimin e detyrimeve qe rrjedhin nga borxhet masive apo nese ajo vazhdon te varet nga ndihma ekonomike per te shpetuar nga ato borxhe, ekonomia eshte bllokuar dhe vendi perballet me trazira te paparashikueshme. Hakmarrja e votuesve mund te rezultoje ne nje seri qeverish te dobeta apo ne kthimin ne pushtet te nje koalicioni radikal, me nje axhende nacionaliste", shprehet z. Bugajski.

Papunesia nder te rinjte llogaritet ne 48 per qind,- komenton Bugajski. GDP-ja eshte zvogeluar me 16 per qind gjate recesionit 4-vjecar. Ndersa kembengulja e sektorit shteteror dhe sindikatave te fuqishme po bllokon reformat qe nevojiten per rimekembjen e ekonomise. Nje qeverisje ekstremiste, sipas tij, do ta fundoste dhe me shtetin fqinj, duke u reflektuar dhe ne Shqiperi.

"Shkaterrimi social i Greqise mund te jete i ngjashem me ate qe ndodhi ne Shqiperi ne vitin 1997,kur skemat piramidale deshtuan. Por ne vend qe te coje drejt nje deshtimi te mundshem te shtetit, trazira greke mund te jete nje paralajmerim per nevojen urgjente per nje qeveri autoritare,e cila do te bllokoje demokracine ne vend. Minoritetet mund te jene vecanerisht te prekshme nga keto sulme. Dhjetera mijera prej tyre mund te humbasin vendet e punes apo te detyrohen te largohen. Kjo gje do te shkaktoje presione ekonomike dhe sociale jashtezakonisht te medha per Shqiperine fqinje", tha ai.

Nje tjeter krize, shteti grek mund te pesoje, dhe ne politiken e tij te jashtme thote Bugajski. "Ne nje skenar te tille,objektivat kryesore te jashtem per Greqine do te jene Turqia dhe Maqedonia,ku shtimi i nacionalizmit grek do te shtoje ne te njejten mase reagimet nacionaliste.Konfliktet mes Ankarase dhe Athines do te ndikojne ne ceshtjen e sigurise ne Qipro, ne Egje dhe ne Ballkan.Keto situata mund te pershkallezohen ne konflikte ushtarake, pavaresisht se te dyja vendet jane anetare te NATO-s.Maqedonia mund te perballet me nje presion me te madh dhe shqiptaret do te jene gjithnje e me te shqetesuar nese ajo bllokohet perfundimisht nga anetaresimi ne NATO dhe BE", shprehet ai.

Por ne analizen e tij, Janush Bugajski, flet dhe per nje skenar B, me optimist. Tragjedia greke mund te jete me pak dramatike sipas tij nese qytetaret pranojne te konsiderojne masat e tejzgjatura te kursimeve si nje cmim qe duhet paguar per qendrueshmerine kombetare dhe anetaresine ne BE. Nderkohe, zgjedhjet mund te prodhojne nje koalicion te qendres,qe do angazhohet per implemetimin e pergjegjesive te tij financiare. Fatkeqesisht,thote Bugajski, vitet e fundit kane treguar se skenaret e mire jane shume te paket ne Greqi.

Ka edhe nje plan B

Ne analizen e tij, Janush Bugajski, flet dhe per nje skenar B, me optimist. Tragjedia greke mund te jete me pak dramatike sipas tij nese qytetaret pranojne te konsiderojne masat e tejzgjatura te kursimeve si nje cmim qe duhet paguar per qendrueshmerine kombetare dhe anetaresine ne BE. Nderkohe, zgjedhjet mund te prodhojne nje koalicion te qendres,qe do angazhohet per implementimin e pergjegjesive te tij financiare. Fatkeqesisht, thote Bugajski, vitet e fundit kane treguar se skenaret e mire jane shume te paket ne Greqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›