Palajmërohen hakmarrje pas vrasjeve në Kandahar, Masakra e pafalshme
Afganistan- Trupat amerikane në Afganistan janë vënë në alarm pas vrasjes së 16 civileve afgan nga një ushtar amerikan.
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë hakmarrje pasi ushtari vrau njerëz të pafajshëm mes tyre edhe nëntë fëmijë.
Presidenti amerikan Obama i telefonoi homulogut të tij afgan Hamid Kazrzai për t’i shprehur ngushëllimet. Por Karzai tha se masakra ishte e ‘pafalshme’. Ndërkohë që militantët talebanë janë betuar se do të hakmeren për vdekjet.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta tha se një hetim i plotë ka nisur për ngjarjen. Ushtari besohet se ka ecur jashtë bazës së tij të djelën duke sulmuar disa shtëpi dhe të vdekurit janë të gjetur të vrarë me të shtëna edhe në kokë.
Pas kësaj masakre autoritetet raportojnë se ushtari është kthyer në bazë. Nuk dihen ende shkaqet por mendohet se mund të ketë qënë i dehur ose ka probleme mendore. Tashmë qarkullon frikë për sulme antiamerikane në të gjithë Afganistanin. Ushtari po mbahet aktualisht në Kandahar dhe po kurohen personat e tjerë të plagosur, raporton BBC.
Mësohet se ushtari është 38-vjeç, i martuar me dy fëmijë, ka shërbyer në tre misione në Irak dhe ky është misioni i parë në Afganistan.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- “Çmendet” ushtari i NATO-s, qëllon turmën civile Kandahar- Një ushtar amerikan ka qëlluar mbi një turm civilësh...
- Dhunë në Kandahar, sulm kamikaz në aeroport Afganistan- Të paktën 6 civilë janë vrarë si pasojë e...
- Obama: 10 vjet me pas jemi me te sigurte Fale perpjekjeve te palodhshme te ushtarakeve tane dhe sherbimeve te...