E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, te rinjve: Zgjidhni rilindjen, jo rrenimin



Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u ka bere apel te rinjve te qytetit te Burrelit qe te ndryshojne politiken duke zgjedhur alternativen e duhur. Ne takimin e zhvilluar, ne kuader te fushates RE: FRESSH, kreu i PS-se ka theksuar se zgjedhja qe duhet te bejne te rinjte dhe cdo qytetare eshte e qarte. Sipas tij, qytetaret duhet te zgjedhjen mes rilindjes se vendit dhe rreznimit. "Zgjedhja eshte e qarte: ose nje rilindje shqiptare ose nje rrenim i metejshem. Ose punesim real ose 1 milion te papune. Ose taksa te ndershme ose nje takse e sheshte e cila po shkaterron te varfrit dhe po e mbyt shtresen e mesme te Shqiperise; ose sherbime publike ne arsim dhe shendetesi nevoje ose sherbime sipas mundesise per te paguar dhe me radhe, zgjedhja eshte e qarte" ka theksuar Rama. Gjate takimit me te rinjte, Rama ka shprendare dhe kartat e anetaresise me 250 te rinjte qe ju bashkuan Partise Socialiste ne Burrel. Rama u shpreh "para te rinjve tha se duke marre sot karten e anetaresise, ju jeni Partia Socialiste e Shqiperise". Duke folur per programin e PS-se, Rama ka sjelle si shembull dhe fitoren e se majtes ne Bashkine e Burrelit. "Ashtu si ndryshoi pamja e Partise Socialiste te Burrelit, ashtu do te ndryshoje edhe pamja e Partise Socialiste ne te gjithe Shqiperine", tha ai. Kreu i PS-se u shpreh se opozita i kushton nje vemendje te posacme rinise, duke e synuar qe me ta te ndryshoj situaten aktuale politike. "Nje politike qe ju ngjan juve gjithmone e me pak dhe qe ka ardhur ne piken qe nuk ju ngjan fare as juve as prinderve tuaj, as endrrave dhe shpresave tuaja, as deshirave dhe ambicieve te prinderve tuaj, eshte nje politike qe duhet te marre fund dhe qe do te filloj te marre fund kur ti jepet fund kapitullit te kesaj qeverisjeje poshteruese per inteligjencen e shqiptareve dhe per endrrat, shpresa, nevojat, shqetesimet dhe ambiciet e tyre legjitime", u shpreh kreu i selise roze. Ai theksoi se rruga qe ndjek Partia Socialiste nuk eshte e njejte me ate te mazhorances. "Idete tona per ti pershkruar keto rruge nuk jane njesoj dhe mbi te gjitha ju nuk jeni njesoj. Qe sot, duke marre karten e anetaresimit ju jeni Partia Socialiste e Shqiperise. Secili nga ju eshte Partia Socialiste e Shqiperise. Nese ju beheni perfaqesues te vizioneve krejt te ndryshme, sepse zgjedhja eshte e qarte ose nje Rilindje Shqiptare ose nje rrenim i metejshem, ose punesim real ose nje milion te papune, ose taksa te ndershme ose nje takse e sheshte e cila po shkaterron te varfrit dhe po e mbyt shtresen e mesme te shoqerise", u shpreh kreu i PS-se. Rama theksoi ne fjalen e tij se vetem me programin e Partise Socialiste mund te zgjidhen problemet qe ka sot vendi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›