Egjipt - SHBA kritikojne keshillin ushtarak dhe kembengulin per mbajtjen e zgjedhjeve

Per tri dite me rradhe administrata e Obames shmangu cdo kritike ndaj keshillit ushtarak te Egjiptit. Per shkak se Uashingtoni nga asgje nuk ka frike me shume se nga nje vakum pushteti ne Kajro. Por duke pasur parasysh numrin e larte te te plagosurve dhe te viktimave ne sheshin Tahrir qeveria amerikane u desh te heqe dore nga permbajtja e saj diplomatike. Mark Toner zedhenesi i Ministrise se Jashtme te SHBA-se shprehu shqetesim Vala e dhunes na ben te shqetesohemi dhe ne denojme edhe nje here mjetet ekscesive qe forcat e sigurise perdorin ndaj demonstruesve.
Dhe pastaj zedhenesi i ministrise se Jashtme u beri thirrje forcave te sigurise se Egjiptit per te treguar permbajtje maksimale dhe disipline.
Administrata e Obames eshte e zene ngushte per faktin se ministria e Brendshme e Egjiptit dhe policia perdorin nder te tjera nje gaz lotsjelles te prodhuar ne Shtetet e Bashkuara.
Gazi lotjselles i perdorur nga policia i prodhuar ne Pensilvani
Bildunterschrift Pamje nga protestat ne Kajro
Ky gaz CS jashtezakonisht agresiv sipas raporteve te medias amerikane dhe britanike eshte prodhuar nga kompania Combined Systems Incorporation CSI nga Jamestown ne shtetin amerikan te Pensilvanise. Eshte i njejti gaz lotsjelles qe perdor policia izraelite gjate perleshjeve me demonstruesit palestinez.
Ne mbare boten ne pajisim forcat ushtarake dhe policore me municionin tone taktik thuhet ne faqen e internetit te kompanise amerikane qe kishte furnizuar edhe regjimin tunizian te ish-diktatorit Ben Ali. Eksportimi i gazit lotsjelles forcave te sigurise te policise jashte vendi esht i ligjshem dhe per kete arsye nuk mund te ndalet thuhet nga pala amerikane.
Me shqetesim regjistron qeveria amerikane thirrjet e shume demonstruesve per te shtyre zgjedhjet e ardhshme parlamentare te planifikuara per te henen 28.11. Keto zgjedhje do te zhvillohen te henen. Popullsia e Egjiptit duhet te shprehe vullnetin e vet politik perkatesisht ne kutite e votimit.
Administrata Obama nuk e quan te arsyeshme kerkesen per te shtyre zgjedhjet per shkak te vales se dhunes dhe per te zevendesuar qeverine e urryer ushtarake te marshalit Tantavi me nje keshill te pleqve. Ne besojme se zgjedhjet parlamentare do te mund te mbahen tha zedhenesi i ministrise se Jashtme amerikane.
Marshali Tantavi konsiderohet ne Uashington si aleat besnik
Bildunterschrift Mohamed Hussein Tantawi Kryetari i Keshillit te larte ushtarak
Ashtu si ndaj ish-presidentit Mubarak administrata e Obames perpiqet te kete tone te permbajtura ndaj sundimtarit te tanishem ushtarak Tantavi. Sepse ashtu si Mubaraku feldmarshali Tantavi konsiderohet ne Uashington si aleat besnik pasi ai ne vitin 1991 gjate Luftes se Gjirit ka udhehequr trupat e Egjiptit perkrah Shteteve te Bashkuara kunder diktatorit te Irakut Sadam Husein.
Ne biseden e fundit telefonike me Tantavin muajin e kaluar Presidenti amerikan Obama kishte lavderuar sundimtarin e Egjiptit per gatishmerine e tij per te pranuar ne zgjedhjet presidenciale te vitit te ardhshem ne Egjipt vezhgues nderkombetare.
Sipas vleresimeve amerikane revolucioni egjiptian tani ka hyre ne periudhen e tij te dyte vendimtare. Dhe ne administraten e SHBA-se po rritet shqetesimi nga nje kaos i pakontrollueshem ne vendin me te rendesishem aleat pas Izraelit ne Lindjen e Mesme. Nderkohe administrata e Obames eshte duke u perpjekur per lirimin e tre studenteve amerikane nga nje burg ne Kajro. Te tre akuzohen se kane sulmuar ministrine e Brendshme egjiptian me lende ndezese.
Autor Ralf Sina/Angjelina Verbica
Redaktoi Mimoza Kelmendi