E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiune te djathe apo informante te vlefshem

Pas aksioneve te ekstremisteve te djathte si venia e zjarrit kunder te huajve ne disa qytete gjermane ne fillim te viteve 1990 politika kerkoi nga mbrojtja kushtetuese qe te kontrolloje me fort ekstremistet e djathte. Nevoja per nderlidhes te fshehte ishte aq e madhe saqe ne ishim gati te shkruanim emra nga libri i telefoniave thekson nje punonjes i cili ishte pergjegjes per rekrutimin e informanteve ne NPD si dhe ne grupet e pavarura te krahut te djathte radikal.

Ne ate kohe por edhe me vone nuk eshte marre shume parasysh cilesia e nderlidhesve. Nevoja per te rekrutuar njerez ishte e madhe. Ekstremistet e djathte edhe sot eshte e lehte ti fitosh si informante. Ndyshe nga radikalet e majte neonazistet jane me pak inteligjente kane nje qendrim pro shtetit dhe jo shume te percaktuar ideologjikisht. Meqenese ekstremistet e djathte jane shpesh te perfshire ne vepra te vogla penale mbi to mund te ushtrohet lehte presion dhe ti ofrohet nje marreveshje per bashkepunim me mbrojtjen kushtetuese. Per nje fare kohe nje e treta e lidershipit te NPD ishin spiune ne sherbim te mbrojtjes kushtetuese.

Mangesi ne drejtimin profesional te agjenteve te fshehte

Per te gjetur gjurmet te ekstremistet e djathte nevojitet shume pervoje ne drejtimin e agjenteve te fshehte vertetojne punonjesit e kesaj fushe. Mbrojtja kushtetuese pohojne shume prej tyre ka vetem pak punonjes me pervoje te gjate praktike. Fajin ketu e ka vala e madhe e daljeve ne pension dhe vendet qe mbeten vakante. Kesaj i shtohet dixhitalizimi qe e ben te veshtire krahasimin e operacioneve. Me pare nxirrje nje dosje nga rafti dhe ishe ne gjendje qe te krahasoje informacione nga agjente te fshehte nga burime te ndryshme thote nje mbrojtes i kushtetutes. Sot te duhen fjalekalime dhe tek te dhenat arrin pese here me vone. Shpesh pastaj lihen pas dore deklaratat e shume nderlidhesve.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nuk e ka kryer si duhet detyren Mbrojtja e kushtetutes ne Tyringi

Ndryshe eshte ne sherbimet e zbulimit te vendeve te tjera evropiane. Atje punosohen me shume specialiste policie dhe psikologe qe nuk i ndryshojne vazhdimisht pozicionet sepse duan te marrin nje post me te larte. Efikasiteti i punes me agjentet e fshehte ne vitet e fundit ka rene 70 per qind eshte perfundimi i hidhur i nje ish-punonjesi te mbrojtjes kushtetuese.

Shqyrtimi i informacioneve te personave ndermjetes pengohet

Shume informacione te mira nga agjentet e fshehte humbasin ndermjet policise dhe mbrojtjes se kushtetutes. Sepse ne mes te dyve sipas ligjeve gjermane ka nje parim ndarjeje. Ne Gjermani pas Luftes se Dyte Boterore nuk duhet te kishte kurre me nje qender qendrore hetimi si policia sekrete e shtetit Gestapos e nazisteve. Prandaj aktivitetet e mbrojtjes se kushtetutes dhe e aktivitetet e policise ishin te ndara dhe te shperndara ne 16 lande. Mbrojtja kushtetuese kontrollon forcat radikale por vete nuk lejohet te nderhyje. Policia vepron vetem pas veprave penale dhe kap autoret.

Bashkepunimi i pamjaftueshem ndermjet sherbimeve sekrete dhe policise eshte problemi kryesor thone personat e brendshem. Mbrojtesit e Kushtetutes kane pervoja te mira me nje ent te vetem te perbere nga mbrojtja kushtetuese dhe policia ne Danimarke. Edhe ne France nuk njihet ndarja strikte ndermjet policise dhe zbulimit te brendshem.

Nderlidhesit te domosdoshem

Megjithate punonjesit e mbrojtjes se kushtetutes thone se nuk mund te heqin dore nga burimet e nderlidhesve ne te ardhmen. Rendesia e lidhjeve radikale pa strukture me simpatizante nga mjedisi i djathte ekstrem po shtohet vazhdimisht. Ju mund te hyni aty vetem permes agjenteve te fshehte thote nje mbrojtes i kushtetutes ende aktiv.

Bildunterschrift Neonazist me flamurin e NPD

Fundja jo te gjithe informantet jane te keqinj. Ne rastin e radikalizmit te majte vetem deshmite e informatoreve treguan per forcat e fundit aktive te Fraksionit te Ushtrise se Kuqe duke ndaluar keshtu kete levizje. Pervec kesaj informatoret e paguar kushtojne shume me pak se pergjimi disamujor i telefonatave.

Fjalet qe qarkullojne ne publik per honoraret e majme prej nga disa qindra mijera eurosh per agjentet e fshehte mbrojtesit e Kushtetutes i kundershtojne Kjo eshte e gjitha absurditet total thuhet. Mesatarisht nje informator merr maksimumi 300-500 euro. Disa nformante japin informacione pa pagese sepse presioni per te dake eshte shume i madh. Politika ne javet e ardhshme do te duhet te merret intensivisht me qendrimet e mbrojtesve te Kushtetutes ne qofte se shqyrton ndalimin e partise se djathte NPD.

Autor Wolfgang Dick
Redaktion Hartmut Lning

LINK http//www.dw-world.de/dw/article/01555032800.html

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›