E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e re greke kerkon mbeshtetje nga partite perfaqesuese

Pas votebesimit ne parlament kryeministri i ri i Greqise Llukas Papadhimos me turneun e tij kete jave ne Bruksel Luksemburg dhe Frankfurt ku u takua me zoterinjte Barroso Juncker dhe Draghi mori edhe votebesimin e troikes per kabinetin e tij qeveritar tripartiak.

Nje kabinet me veper konkrete dhe mandat te kufizuar kohor te shpetoje vendin nga falimentimi permes zbatimit te perpikte te marreveshjes se 26 tetorit dhe te coje vendin ne zgjedhje te parakohshme.

Per sa kohe parlamenti grek do te me besoje pergjegjesine e kryeministrit do te kryej detyrat e mia duke pasur si synim eksluziv interesin e vendit deklaroi Papadhimos i cili edhe nje here nuk permendi daten konkrete te zgjedhjeve qe sipas marreveshjes nderpartiake te 6 nentorit thuhet se eshte 19 shkurti.

Mosfiksimi i dates se zgjedhjeve nervozon klasen politike

Bildunterschrift Antonis Samaras kreu i partise konservatore Demokracia e Re

 Evitimi i fiksimit te dates se zgjedhjeve nga kreu qeveritar krijoi nje nervozizem ne klasen politike greke vecanerisht ne radhet e partise konservatore te Demokracise se Re te Andonis Samaras qe nuk le rast pa kujtuar se behet fjale per nje zgjidhje emergjente dhe se kusht baze i konsensusit  te dhene eshte mbajtja e zgjedhjeve ne krye te tre muajve.

Te gjithe ata qe perpiqen te zgjasin mandatin dhe rolin e saj ne mungese te popullit grek e sabotojne nuk e ndihmojne kete qeveri. Te gjithe ata qe perpiqen te evitojne zgjedhjet ne krye te tremujorit nuk i sherbejne kryeministrit te ri deklaroi ne parlament  kreu konservator Samaras per te shtuar se nje zgjatje e mandatit te limituar mund te nxise revolten e popullit qe nuk mund te toleroje per nje kohe te gjate ndaj nje qeverie te palegjitimuar prej tij.

Opozita Nuk bashkeqeverisim thjesht mbeshtesim qeverine

Ne te njejten frekuence sigurisht edhe deklaratat e mjaft deputeteve te tij qe e kane te veshtire ti shpjegojne elektoratit kthesen ne politiken e deritanishme kunder kursit te troikes dhe perserisin ne te gjitha tonet se nuk bashkeqeverisim  por thjesht mbeshtesim skemen e re qeveritare me figura politike dhe jo parlamentare.

Nuk behet fjale per asnje bashkeqeverisje nuk behet fjale per asnje marreveshje afatgjate theksoi deputeti dhe sekretari i Programimit Politik te Demokracise se Re Maksimos Harakopullos duke polemizuar me koleget te tij te pozites socialiste. Keta te fundit mendojne se me ujdine nderpartiake kane futur ne kornizen e politikes se memorandumeve te troikes edhe opoziten e djathte duke i hequr avantazhin politik te duelit te ardhshem elektoral.

Socialistet te priviligjuar me poste luajne me shtyrjen e zgjedhjeve

Bildunterschrift George Papandreou ish kryeministri socialist i Greqise

Socialistet e Papandreut qe mbajne 42 nga 49 postet qeveritare dhe e shohin skemen e re jo si deshtim por si akt te larte pergjegjesie te kreut te tyre nuk duket se kane te njejtin ankth per daten e zgjedhjeve. Ministrat kryesore madje te te ashtuquajturit dhe bllok i modernisteve qe flirtojne edhe me idene e mbajtjes se zgjedhjeve per kryetarin e ri te partise lene te kuptohet se mund te kete edhe nje zgjatje te mandatit qeveritar.

Ekziston nje program qe e kemi firmosur ne menyre te perseritur deklaroi ministri i Financave Evangjellos Venizellos i cili 19 shkurtin e cilesoi nje date konvencionale dhe sqaroi se sa me shume vonohet livrimi i kestit te 6-te dhe negociatat e materializimit te PSI do te shtyhet edhe data e zgjedhjeve. Per date indikative foli te marten nga Luksemburgu edhe vete kryeministri Papadhimos i cili per tu paraprire reagimeve negative partiake ne Athine nuk mungoi te theksoje karakterin provizor te kabinetit te tij.

Analistet Mbeshtetje jo e sinqerte e partive qeverisese

Bildunterschrift Giorgos Karatzaferis nga Levizja popullore ortodokse dhe krere te tjere te politikes greke

Provizore por per sa kohe  - eshte pyetja munduese e partnereve partiake ne qeveri qe per analistet nuk duken dhe aq te sinqerte ne mbeshtetjen e tyre. Akoma edhe nacionalistet e Karaxhaferis qe mburren Papadhimos se ishte propozimi i tij qe ne vitin 2009 dhe sheh te deshtimi i mundshem i qeverise rrezikun e ardhjes ne pushtet te se majtes qe mund te krijoje nje Kube mesdhetare.

Keshtu nuk perjashton nje zgjatje te shkurter te mandatit te saj. Kemi nje qeveri nga tri parti qe secila me vete ka arsyen e vecante per te sharruar vepren e qeverise i thote DW analisti Fotis Papulias i cili  sheh tri lojera politike te vecanta PASOK-u me ceshtjen e kreut partiak te hapur do te donte nje sukses te cunguar sa per te kujtuar rolin e tij konstruktiv.

Samaras qe beri mjaft kollotumba politike deshiron te shkoje sa me shpejt ne zgjedhje sa pa u zbehur fare imazhi i tij anti-trojke. Karaxhaferis dhe partia e tij LAOS qe hyri nga dritarja ne kete qeveri synon te terheqe sa me shume ne qerren e trojkes Demokracine e Re per te marre me vete segmentin e saj populist.

Bildunterschrift Parlamenti i Greqise

Nje sukses i mundshem i qeverise se Papadhimos mund te shenoje edhe fillimin e fundit te sistemit politik dypartiak ne Greqi qe ndodhet ne krize te thelle. Asgje nuk perjashtohet qe te shohim se afermi krijimin e nje partie modernistesh evropiane pa qene sigurisht e nevojshme qe te kryesohet nga Papadhimos e cila do te krijoje kushte te reja ne skenen politike greke thote analisti grek.

Ne kushtet e jashtezakonshme te krizes dhe me  kohen politike shume te ngjeshur eshte e natyrshme qe me sfond zgjedhjet partite te kene axhenden e tyre te vecante. Mjafton qe te shohin pyllin dhe jo pemen pra te mos harrojne axhenden e vecante te vendit.

Autor Niko Anagnosti

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›