E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt 13 viktima nga perleshjet


Përleshje të përgjakshme në kryeqytetin e Egjiptit mes policisë dhe manifestuesve si pasojë e të cilave 13 persona kanë vdekur.

Sipas burimeve mjekësore, qindra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dy ditët e fundit dhuna në sheshin Tahrir ka shkaktuar 15 viktima. Këto ngjarja ndodhin vetëm një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve të para legjislative që pas rënies s ëish-presidentit Hosni Mubarak.

Demonstruesit u shpërndarë të shtunën me forcë nga policia, që u detyrua të përdorte gaz lotsjellës, plumba goma dhe të qëllonte në ajër me plumba të vërtetë, por janë rikthyer të dielën në sheshin që u bë qendër e rezistencës kundër ish-presidentit Mubarak.

Forcat e rendit kanë rritur masat e sigurisë dhe kordonat rrethues pranë godinave qeveritare. Protestat janë rikthyer në vendin me 84 milion banorë pasi një gjykatë vendosi që të lejonte pjesëmarrjen e partisë së Mubarakut në zgjedhjet e para parlamentare që do të mbahet që prej rënies së regjimit të tij 32-vjeçar.

Ky është shpërthimi më i dhunshëm në vend që prej rrëzimit të Mubarakut në shkurt dhe vendosin në pikëpyetje të thellë stabilitetin e arritur gjatë muajve të fundit. Ndërkohë, sipas mediave ndërkombëtare, Këshilli Ushtarak që luan rolin e një qeverie të përkohshme, mund të detyrohet të shtyjë datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
Përplasen dy automjete te rruga e Elbasanit
Kriza, kaosi me tunelin
Reforma zgjedhore
Humbën jetën në kampet naziste
Shqipëria në terr statistikor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›