Seria A tre piket dhe kreu per Juventusin

Juventusi rikthehet në krye të Serisë A, pasi fitoi 3-0 ndaj Palermos.
Rikthehen pas 22 ditësh në stadiumin e tyre bardhezinjtë dhe gjejnë fitoren përballë skuadrës që ishte kthyer në tabu për ta, Palermos.
Në minutën e 20-të bardhezinjtë zhbllokojnë takimin me Pepen që shfrytëzon mjaft mirë një krosim të Kielinit. Në pjesën e dytë është Matri që dyfishon shifrat duke i siguruar në një farë mënyre fitoren skuadrës së Kontes. Nga ana tjetër edhe Palermo nuk qëndron duarkryq, por krijon disa raste të cilat nuk përfundohen si duhet. Golin e tretë për zonjën e vjetër e shënon Vucinic.
Me këtë fitore Juventusi mban kreun e Serisë A edhe pse me 22 pikë, aq sa edhe Lacio e vendit të dytë për diferencë golavarazhi.
Ndërkohë Udineze pëson humbjen e dytë në këtë javë të Serisë A, pasi mundet 2-0 nga Parma. Biabiami dhe më pas Xhovinko, janë autorët e dy golave të shënuar në “Tardini”, duke i dhënë skuadrës së tyre 3 pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin e përgjithshëm.
Në ndeshjet e tjera Xhenova fiton me Novarën 1-0, Siena barazon me Atalantën 2-2 dhe Kievo mposhti Katanian 1-2.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Van Basten lavdëron Barcelonën
“Kjo Barcelonë ka disa herë më shumë cilësi se Milani i Sacchi-t, por ne ishim më të fortë fizikisht”. Kështu është shprehur Marco Van Basten, ylli i madh i Milanit të fillimviteve ’90 dhe idhulli i tifozëve kuqezinj.
Beckham fiton MLS me Los Angeles Galaxy
Los Angeles Galaxy ka arritur të fitojë kampionatin amerikan të futbollit të njohur ndryshe si Major League Soccer. David Beckham arrin kështu të fitojë titullin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend ku luan futboll që nga viti 2007. Teuta e Tirana mbajnë ritmin e fitores
Nuk është një surprizë Teuta e cila ka marrë një tjetër fitore shumë të rëndësishme në Peqin, duke mundur Shkumbinin me rezultatin 1-2. Bundesliga, arbitri tenton vetëvrasjen
Ndeshja e javës së 13 të Bundesligës, ajo mes Koln dhe Mainz, që duhej të luhej të shtunën, është anulluar 40 minuta para fillimit sepse arbitri që duhej të gjykonte këtë takim ka tentuar të vrasë veten disa orë para nisjes së saj. Barça është e frikshme
Barcelona shkatërroi 4-0 Saragozën në Kamp Nou dhe shkon me një moral të lartë në ndeshjen e të mërkurës në San Siro përballë Milanit.
Lajmet kryesore
Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
Përplasen dy automjete te rruga e Elbasanit
Kriza, kaosi me tunelin
Reforma zgjedhore
Humbën jetën në kampet naziste
Shqipëria në terr statistikor