E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Basten lavderon Barcelonen


“Kjo Barcelonë ka disa herë më shumë cilësi se Milani i Sacchi-t, por ne ishim më të fortë fizikisht”. Kështu është shprehur Marco Van Basten, ylli i madh i Milanit të fillimviteve ’90 dhe idhulli i tifozëve kuqezinj.  

Ish-sulmuesi hollandez, tre herë fitues i Topit të Artë, është i mrekulluar nga katalanasit e Pep Guardiolës: “Do të më pëlqentë të luaja në një skuadër si Barcelona, e çliruar nga taktikat.”

“Ndryshimi mes Milanit ku luaja unë dhe kësaj Barcelone është se ne kishim një digë si Rijkaard para mbrojtjes, ndërsa ata kanë tre mesfushorë teknikë që pasojnë topin pa pushim dhe ndërrojnë pozicionet. Kjo është shumë e vështirë për tu bërë edhe pse nga jashtë duket e lehtë”, theksoi Van Basten në një intervistë për ‘El Mundo Deportivo’.

“Nëse shoh Barcelonën, nuk dua të shikoj më asnjë ndeshje tjetër në televizor sepse ka shumë diferencë. Barça është esenca e futbollit, teknika e tyre mbizotëron mbi aspektin fizik dhe taktik. Do të më pëlqentë shumë të luaja në një skuadër si kjo”, shtoi ish-sulmuesi hollandez.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Beckham fiton MLS me Los Angeles Galaxy
Los Angeles Galaxy ka arritur të fitojë kampionatin amerikan të futbollit të njohur ndryshe si Major League Soccer. David Beckham arrin kështu të fitojë titullin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend ku luan futboll që nga viti 2007. Seria A, tre pikët dhe kreu për Juventusin
Juventusi rikthehet në krye të Serisë A, pasi fitoi 3-0 ndaj Palermos. Teuta e Tirana mbajnë ritmin e fitores
Nuk është një surprizë Teuta e cila ka marrë një tjetër fitore shumë të rëndësishme në Peqin, duke mundur Shkumbinin me rezultatin 1-2. Bundesliga, arbitri tenton vetëvrasjen
Ndeshja e javës së 13 të Bundesligës, ajo mes Koln dhe Mainz, që duhej të luhej të shtunën, është anulluar 40 minuta para fillimit sepse arbitri që duhej të gjykonte këtë takim ka tentuar të vrasë veten disa orë para nisjes së saj. Barça është e frikshme
Barcelona shkatërroi 4-0 Saragozën në Kamp Nou dhe shkon me një moral të lartë në ndeshjen e të mërkurës në San Siro përballë Milanit.

Lajmet kryesore

Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
Përplasen dy automjete te rruga e Elbasanit
Kriza, kaosi me tunelin
Reforma zgjedhore
Humbën jetën në kampet naziste
Shqipëria në terr statistikor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›