E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gjenerali i ushtrisë së vdekur" ngjitet në TKOB

Një premierë baleti bashkëkohor që mban firmat më të rëndësishme të artit shqiptar si dhe me krijues franceze konceptuar sipas romanit te famshem te letersise shqiptare të Ismail Kadares do të hap siparin në TKOB. Gjenerali i ushtrisë së vdekur do të vijë më modern se kurrë si kurrë më parë. Me muzikë të njërit prej kompozitorëve shqiptarë më të shquar dhe më të ekzekutuar brenda dhe jashte vendit Nikolla Zoraqi, janë duke u zhvilluar dhe provat e fundit gjenerale, për të sjellë një performancë të shkëlqyer. Duket se mjeshtrat janë mbledhur te gjithë bashkë për të sjellë një vepër të niveleve të mëdha, ku muzika ndërthuret me koreografinë e mjeshtrit të koreografisë dhe baletit shqiptar AGRON ALIAJ. Por nuk mungojnë dhe në këtë premierë artistët e huaj, të cilët realizojnë një paraqitje skenike dinjitoze. Kështu vepra vjen me një vizon të ri hapësinor dhe trajtim skenik nga skenografi Valerio Ferrari apo kostumet nga Anne Brault dhe konsulentja e koreografit Laura Frigato. Do të jenë interpretët më të mirë të TOB që si gjithomë kryesohen nga solistët, primabalerinët Enada Hoxha- Nica, Gerd Vaso - Gjenerali, Ledian Agalliaj - Kolonel Zampa, Diona Gjinika - prifti, Ezdalin Gorani- Specialisti, Manjola Hasani - Dianame pjesmarrjen dhe të trupes se valleve e Ansamblit Popullor. Por ajo që do të shënojë dhe vecantinë në këtë vepër do të jetë performance e paharrueshme e të madhit Agron Aliaj në rolin e Autorit orkestra sinfonike e TOB do të Dirigjohet nga mjeshtri Bujar Llapaj, i cili vjen enkas nga Kanadaja për këtë performancë.Vepra realizohet nën një version muzikor të ri nga M. Zhani Ciko . kështu premiera do të vijë në datat 11-12-14-15 MARS 2009, ORA 19.00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›