E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt El Baradei terhiqet nga gara per president

Politikani egjiptian dhe ish-kreu i Agjensisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, ANEA, Mohamed El Baradei rrëzoi kandidaturën për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në qershor të këtij viti në Egjipt.

Fitues i cmimit Nobel për paqen në vitin 2005, El Baradei deklaroi se e mori këtë vendim në shenjë proteste ndaj gjeneralëve që udhëheqein vendin, sikur të mos ketë ndodhur revolucioni, nënvizoi ai.

Këshilli Ushtarak drejton Egjiptin prej rrëzimit nga pushteti të presidentit Hosni Mubarak. El Baradei kishte kërkuar hartimin e Kushtetutës, përpara zgjedhjeve, por Këshilli Ushtarak vendosi ndryshe. Egjipti
Egjipt, El Baradei tërhiqet nga presidencialet
Egjipt, avokatët: Vdekje Mubarakut
Egjipt, kërkohet dënimi me vdekje për Mubarak

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›