Mirdite krim ne familje

Krimi brenda familjes sërish godet një familje në Mirditë. Një 42-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tyre, vetëm 17 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Rubikut, të rrethit të Mirditës. Ilirjan Buraku, 42 vjeç, nuk ka pranuar kërkesën për divorc të bashkëshortes së tij, e cila prej një muaj e gjysmë kishte fituar edhe statusin e vetëmbrojtjes, ku bashkëshorti i saj nuk lejohej të afrohej tek bashkëshortja dhe fëmijët.
Ndërsa Diana Buraku kishte kërkuar edhe divorcin dhe çifti pritej të përballej me gjykatën e Lezhës, Ilirjan Buraku, sipas dëshmive të policisë, ka hyrë me forcë në banesë, duke shqyer derën e më pas është bashkëshortja e tij Diana që ka nisur edhe të konfrontohet me të.
Për pasojë Ilirjan Buraku ka qëlluar me thikë një herë bashkëshorten në bark, ndërsa ka ndërhyrë edhe vajza e tij 17-vjeçare për të shuar sherrin, por edhe ajo është qëlluar pa dashje një herë me thikë në trup. Të plagosura, Diana Buraku 43 vjeç dhe E. Buraku 17 vjeç, vajza e çiftit Buraku ndodhen në spitalin e Rrëshenit dhe sipas mjekëve ato janë jashtë rrezikut për jetën.
30 minuta pas krimit, policia ka arritur të arrestojë autorin e krimit Ilirjan Buraku, vetëm 1 km larg Rubikut, ku pas arrestimit ka pranuar edhe autorësinë. Policia e Mirditës ka bërë të ditur se Ilirjan Buraku disa herë ishte gjetur duke qarë tek dera e shtëpisë së tij, pasi ai kurrë nuk donte të ndahej nga gruaja e tij dhe fëmijët.
Ndërsa çifti ishte i papunë dhe varfëria duket se ka dërguar edhe në këtë krim.