E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali vuan ne Mallorca

Real Madrid ka përmbysur rezultatin duke fituar 2-1 në transfertë me Mallorca, fitore kjo që e çon përkohësisht në 8 pikë diferencën me Barcelonën e vendit të dytë.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë me fitoren 1-0 falë golit të Hemed duke shokuar skuadrën e Mourinho. Madrilenët ndryshuan taktikë në pjesën e dytë, gjë e cila e bëri këtë skuadër më agresive. Në minutën e 72-të Higuan çoi në rrjetë një top të marrë nga Ozil duke barazuar shifrat, ndërsa 12 minuta më vonë Callejon shënoi golin e fitores për kryesuesit e Ligës BBVA.

Tashmë Reali është më i qetë dhe do të presë ndonjë gabim të Barcelonës ndaj Betis Sevilla, gjë e cila ka shumë pak gjasa që të ndodhë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›