Kriza e Sirisë, Rusia kërkon përfshirjen e Ligës Arabe

Gjatë vizitës së sotme në Damask, Lavrov, tha se Siria ishte e gatshme për një mision më të madh monitorues të Ligës Arabe dhe do të vendosë një datë për një referendum kushtetues.
“Ne (Rusia) konfirmojmë gatishmërinë tonë për të vepruar për një zgjidhje të shpejtë të krizës bazuar në planin e Ligës Arabe”, tha Lavrov, por zyrtarët sirianë më vonë sqaruan se Lavrov nuk po i referohej planit aktual të Ligës Arabe i cili kërkon dorëheqjen e Asadit.
Vizita e tij në Siri vjen pasi Rusia dhe Kina kanë vendosur veton në Këshillin e Sigurimit kundër rezolutës së propozuar nga Liga Arabe, në të cilën kërkohej t’i bëhej thirrje Asadit që të transferonte pushtetin.
Ndërkohë, “BBC”-ja raporton se në qytetin kryengritës të Homsit, vazhdojnë bombardimet nga ana e ushtrisë së Presidentit Bashar Al-Asad./Start/F. P/
2012-02-07 16:44