E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, Hosni Mubarak sot para gjyqit

Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak pritet të dalë sot para gjyqit në Kajro. Ai akuzohet për korrupsion dhe se ka urdhëruar vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjeve në muajit shkurt që i dhanë fund sundimit të tij 30-vjeçar.

Raportet thonë se 83-vjeçari, Mubarak pritet të udhëtoj nga qyteti turistik i Detit të Kuq, Sharm el-Sheikh, ku ai ka marrë trajtim mjekësor për shkak të problemeve shëndetit drejt Kajros për tu përballur me drejtësinë.

Ish-presidenti egjiptian Mubarak, ish-ministri i brendshëm, dhe gjashtë ish-oficerë të lartë të policisë janë të akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje në lidhje me vdekjen e 850 protestuesve gjatë kryengritjeve.

Seanca pritet të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin shtetëror ndërsa nëse ish-presidenti Mubarak shpallet fajtor, mund të dënohet me vdekje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›