E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijojnë zbarkimet e emigrantëve në Lampeduza

Vijojnë zbarkimet klandestinë në brigjet e ishullit Italian të Lampeduzës.
 

Një barkë me 330 klandestinë, mes të cilëve 50 gra dhe 4 fëmijë mbërriti në ishull në orët e vona të natës së mbrëmshme.
 

Mediat italiane raportuan se emigrantët klandestinë ishin nisur nga Libia.
 

Zbarkimet klandestinë po shtohen sërish në brigjet e Lampeduzës.
 

Një ditë më parë në ishullin italian mbërriti një tjetër barkë në bordin e së cilës udhëtonin 271 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›