Opozita libiane pritet ta rihapë ambasadën në Uashington

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se do të hapet së shpejti ambasada e Libisë në Washington e cila do të përfaqësohet nga punonjës të Këshillit Tranzitor të kryengristësve, që po luftojnë për rrëzimin e regjimit të Gadafit.
Mësohet se SHBA do të lirojë 13 milionë asete për ambasadën, të cilat ishin ngrirë nga autoritetet amerikane.
Zyrtarët e DASH-it thanë se kërkesa e Këshillit Tranzitor për të rihapur ambasadën është miratuar në prag të vendimit të administratës Obama për ta njohur zyrtarisht Këshillin e kryengritësve si qeveri legjitime të Libisë.
Në muajin shkurt të këtij viti, opozita libiane ka nisur operacionet për rrëzimin e Muamer Gadafit dhe tani ka nën kontroll gjysmën e Libisë.
Ndërkohë koalicioni i forcave ajrore të NATO-s vazhdojnë sulmet ndaj trupave qeveritare.