E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, Mohamed Morsi zgjidhet president

Kandidati i Vëllazërisë Myslimane, Mohammed Morsi, është shpallur zyrtarisht president i ri i Egjiptit. Njoftimi është bërë nga komisioni i zgjedhjeve. Morsi ka marrë 13.2 milionë vota ose 51% në nga më shumë se 26 milionë vota gjithsej. Rivali i tij, ish-kryeministri gjatë regjimit të Mubarakut, rezulton se ka marrë 12.3 milionë vota ndërsa më shumë se 800 mijë janë shpallur të pavlefshme.

Kreu i komisionit zgjedhor, Farouq Sultan, mbajti një fjalim të gjatë para shpalljes së rezultatit. Ai mbrojti pavarësinë dhe integritetin e trupës së komisionit pavarësisht se kishte pasur ndërhyrje nga fraksione të panjohura politike.

Fitorja e Morsit u mbajt e pashpallur për një javë ndërkohë që po zhvilloheshin negociata mes Vëllazërisë Myslimane dhe Këshillit të Lartë të Forcave të Armatosura, që ka pushtetin në dorë.

Agjencia e lajmeve Al Jazeera raporton se është negociuar për kompetencat që do të ketë presidenti i ri pasi pavarësisht fitores ende mbeten të paqarta shumë çështje që kanë të bëjnë me pushtetin që do të ketë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›