EURO 2012, Italia shkon në gjysmëfinale, kalon Anglinë

Ekipi italian duke festuar
Ka marrë fund ëndrra e Euro 2012 për ekipin e Anglisë. Pavarësisht se arritën ti bëjnë ballë sulmit italian për 120 minuta, ata janë dorëzuar në goditjen e 11-metërshave.
Gjatë 90 minutave të kohës së rregullt por edhe gjatë kohës shtesë prej 30 minutash, ekipi italian ishte më kërkues për kalimin në avantazh. Baloteli shpërdori disa raste të arta ndërsa dy herë topi i goditur nga De Rosi dhe Diamanti u ndal në shtyllë.
Ndërkohë që nuk u eci fati gjatë minutave të lojës në goditjen e penalltive, fati u buzëqeshi atyre. Pavarësisht se ishte Montolivio që gabion në fillim, duke goditur jashtë, Jong dhe Col gabuan duke çuar Italinë në gjysmëfinale.
httpv://dai.ly/LKfYqg
Të kaltërtit do të ndeshen me Gjermaninë në gjysmëfinalen e Euro 2012, takim i cili do të luhet me 28 qershor. Gjysmëfinalja tjetër është Spanjë-Portugali, e cila do të luhet me 27 qershor. Kurse final e kampionatit do të jetë me 1 qershor. /F.S/