E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, Mubarak në gjykatë 3 ditë pas lirimit

Ish-presidenti Egjiptian, Hosni Mubarak, është paraqitur në gjykatë tre ditë pasi është liruar nga burgu dhe pasi i është dhënë masa me arrest shtëpie. 

Mubarak po përballet me një rigjykim të akuzave për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes në vitin 2011. Atë e akuzuan së bashku me dy djemtë e tij, me ish-ministrin e Brendshëm dhe me 6 shefa të sigurimit.

Ndërkohë, gjyqi i udhëheqësit të përgjithshëm të Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Badie dhe dy zëvendësuesve të tij u shty. Gjykata u mblodh shkurtimisht dhe morri një vendim të tillë sepse ata mungonin për arsye sigurimi.

Prezenca e tyre u kërkua për rifillimin e gjyqit më 29 tetor dhe do të përballen me akuzat për nxitje të dhunës ndaj protestuesve anti-islamikë gjatë protestave që kanë çuar në rrëzimin e presidentit islamik, Muhammad Morsi.
(e.m/j.knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›