E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, arrestohen 5 meshkujt që përdhunuan fotoreporteren

Pesë personat e kërkuar gjatë këtyre ditëve për abuzim seksual ndaj një vajze 22 vjecare në Mumbai të Indisë janë arrestuar. Personi i fundit i dyshuar u arrestua në Dehli. Vajza fotoreportere e cila u sulmua në një fabrikë tekstili para pak ditësh në qendër të qytetit, teksa po realizonte një reportazh së bashku me një kolegun e saj, i cili nuk i shpëtoi këtij sulmi.

Aktualisht, 22-vjecarja ndodhet në spital me plagë të rënda dhe është shprehur se e ka shumë të vështirë të kthehet në punë pas një ngjarje të tillë dhe kërkon që të pestë meshkujt përgjegjës për këtë cështje të dënohen maksimalisht. Në dhjetor të vitit të kaluar, protesta të shumta u ngritën në të gjithë vendin pas abuzimit seksual në grup, që iu bë një studenteje 22-vjecare në Dehli.

Ajo vdiq më pas në spital për shkak të plagëve të rënda. Një ngjarje e tillë solli nxjerrjen e ligjeve më të forta kundër abuzimeve seksuale në Indi, por vihet në dyshim zbatimi i tyre.
(e.m/j.knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›