E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, Vëllazëria Myslimane: Mbi 4500 të vrarë. Reagojnë SHBA e BE

KAJRO-Bilanc lufte civile konsiderohet numri i të vrarëve në Egjipt nga protestat e djeshme në Kajro pasi forcat e sigurisë kanë shpërndarë kampet e protestuesve të ngritura nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi.
Vëllazëria Myslimane numëron mbi 4 500 të vrarë, ndërsa autoritetet thonë se bëhet fjalë për 278 të vrarë, 43 prej të cilëve agjentë dhe ushtarakë.

Dëshmitarët dhe gazetarët njoftojnë se trupat e të vrarëve janë dërguar në mjedise të shndërruara në morg të përkohëshme dhe në spitale fushore. Islamistët organizuan protesta edhe në Aleksandri, Minia, Asiut dhe Suez ndërkohë që revoltimi po përhapet.

Egjipti shpalli dje gjendjen e emergjencës pas vrasjes së qindra personave të cilët mbeten të vdekur kur forcat e sigurisë sulmuan dy kampe proteste në Kajro. Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar nga pushteti Morsi dhe Vëllazëria Myslimane prej disa javësh vazhdojnë protestat në rrugët e qytteti.

Policia ka arrestuar anëtaret kryesorë të Vëllazerisë Myslimane dhe ka marrë kontrollin e kampeve, por Vëllazëria Myslimane mësohet se ka sulmuar 22 kisha.

Gjendja e emergjencës në mbare vendin dhe e shtetrrethimit në Kajro do të zgjasë për një muaj.

Zëvëndës presidenti i përkohshëm Muhammed ElBaradei ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëspresidentit të qeverisë së përkohshme. Dhuna është dënuar fuqishëm nga fuqitë rajonale, si dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ministri i Brendshëm Mohamed Ibrahim thotë se policia përdori masa minimale force kundër kampeve të protestuesve, duke shfrytëzuar vetëm gazin lotsjellës. Ai fajëson Vëllazërinë Myslimane për atë që e cilësoi si status kaosi në të gjithë vendin. Ai akuzoi anëtarët e kësaj organizate se kishte qëlluar në drejtim të policisë, kishte sulmuar ndërtesat qeveritare dhe kishte djegur kisha.

Operacioni ka lënë zonat të mbushura me mbeturina, gjak dhe organe.

Luftime janë raportuar edhe në qytetet e tjera: Aleksandri, Minya, Asiut, Fajoum, Suez e gjetkë.

Mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane janë zotuar se do të vazhdojnë fushatën e tyre për rikthimin e Morsit, i cili është përmbysur nga ushtria më 3 korrik.

Por, ministri i Brendshëm, Muhammad Ibrahim, ka thënë se autoritetet nuk do të lejojnë më formimin e kampeve protestuese. 

SHBA, KERRY
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka dënuar dhunën e së mërkurës, duke e cilësuar si pengesë për pajtimin e egjiptianëve. Në deklaratën e lexuar në Uashington, Kerry u ka bërë thirrje të gjitha forcave që të zmbrapsen dhe të parandalojnë gjakderdhjen e mëtejshme.

Këto ngjarje janë të mjerueshme dhe në kundërshtim me aspiratat e egjiptianëve për paqe dhe demokraci të mirëfilltë. Egjiptianët, brenda dhe jashtë qeverisë, duhet të zmbrapsen. Ata duhet të qetësojnë situatën dhe të shmangin humbje të mëtejshme të jetëve. Ne po ashtu kundërshtojmë rikthimin në gjendje të ligjit emergjent dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të respektojë të drejtat themelore të njeriut”, ka thënë Kerry.

Është e paqartë se çfarë aksioni mund të ndërmarrë Uashingtoni në përgjigje të dhunës tek aleati më i madh i tij arab. Shtetet e Bashkuara ofrojnë rreth 1.5 miliard dollarë ndihma, kryesisht ushtarake, për Egjiptin dhe shumë nga udhëheqësit e tij ushtarakë kanë bërë trajnime në SHBA.
Shtepia e Bardhe
Shtëpia e Bardhë e dënoi fuqishëm përdorimin e dhunës nga qeveria e përkohshme e Egjiptin kundër përkrahësve të presidentit të përmbysur Mohamed Morsi.

Në një konferencë me gazetarët në Masaçusets, ku presidenti Barack Obama është me pushime, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest tha se Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje të vazhdueshme që forcat egjiptiane të sigurisë të tregojnë përmbajtje, ben te ditur ZeriAmerikes.

Ai përsëriti gjithashtu thirrjet për protestuesit kryesisht islamikë të “demonstrojnë paqësisht”.

Fuqitë perendimore i bënë gjithashtu thirrje qeverisë egjiptiane dhe kundërshtarëve të saj islamik të mënjanojnë shkallëzimin e dhunës dhe t’i kthehen dialogut politik.
ASHTON
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, kanë kritikuar po ashtu dhunën.

TURQIA
Zyra e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ajo është “goditje e rëndë për shpresat e kthimit në demokraci”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Gjendje e jashtëzakonshme në Egjipt, vritet kameramani dhe gazetari FOTO: Revolta në Egjipt, pamje të tmerrshme nga Twitter FOTO: Kajro, përgjaken rrugët nga manifestuesit pro Morsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›