E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace: Pa kuptim operacioni policor në Lazarat, Boss-ët e drogës janë larg

TIRANË-Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar operacionet policore në Lazarat.

Ndërsa prej ditësh policia po ndalon bote me ujë dhe pleh që përdoren për kultivimin e kanabisit në fshatin jugor si dhe persona që tentojnë të futen në fshat dhe që konsiderohen si punëtorët me pagesë që mirëmbajnë bimët narkotike, një kritikë e ashpër bëhet nga deputeti socialist.

Në rrjetin social, Facebook, deputeti socialist thekson se policia vetëm sa i vjen rrotull fshatit ndërkohë që bosët e drogës qe dirigjojne trafikun aty, nuk preken.
“Kjo që policia po bën rreth e qark Lazaratit nuk ka as kuptim e as duk!!. E di gjithë jugu: NE LAZARAT KA 7-8 BOSE TE DROGES! ATA DIRIGJOJNE CDO GJE, MADJE NE ME TE SHUMTEN E KOHES JASHTE E LARG LAZARATIT!
Ata jane problemi, ata drejtojne organizatat!!”, shkruan Brace në Facebook.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›