Egjipt, Vëllazëria Myslimane pretendon fitoren

“Doktor Mohamed Mursi është Presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur nga populli”, tha Partia për Liri dhe Drejtësi e Vëllazërisë Myslimane në “twitter”.
Sipas “Al-Arabiya”-s, Vëllazëria Myslimane pretendon se ka arritur fitoren me 13 230177 vota. Sipas kësaj partie, pas pothuajse 99% të votave të numëruara, kandidati Mursi ka arritur të fitojë 53% të votave kundrejt 47% që ka fituar kandidati kundërshtar Ahmet Shefik.
“Ky është moment të cilin priste i gjithë Egjipti”, tha Vëllazëria ndërkohë që kampi i Shefikut kundërshtoi pretendimet e Partisë për Liri dhe Drejtësi./Start/F. Prroni/
2012-06-18 09:26