Shkodër, riparohet ujësjellësi i dëmtuar me eksploziv

Policia lokale bëri me dije se nga shpërthimi është dëmtuar tubi i ujit 400 mm. Për pasojë, kanë mbetur pa ujë fshatrat Vrakë dhe Gruemirë.
“Sa më sipër po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave e motiveve të ngjarjes si dhe për identifikimin e kapjen e autoreve. Aktualisht mësohet se tubacioni i dëmtuar, i cili furnizon fshatrat Vrakë e Gruemirë me ujë, tashmë është riparuar dhe nuk ka probleme të furnizimin me ujë të këtyre zonave”, bëri me dije Policia e Shkodrës.
Materialet procedurale të ngjarjes në fjalë, do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Shpërthimi ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm, teksa policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen. /Start/
2012-06-18 08:43