Greqi, Demokracia e Re fiton zgjedhjet

Eurozona tha se reformat ishin garancia më e mirë e Greqisë për të tejkaluar sfidat e mëdha sociale dhe ekonomike.
SHBA-të theksuan se ishte në interes të çdokujt që “Greqia të mbetej në zonën euro”.
Partia Syriza, e cila kundërshtoi kushtet e dorëzanisë dhe u rëndit e dyta në zgjedhje, tha se do të udhëhiqte opozitën e vendit.
Me më shumë se 99% të votave të numëruara, Ministria e Brendshme tha se Demokracia e Re ka fituar 29.7% të tyre (129 deputetë), Syriza 26.9 % (71 deputetë) dhe socialistët e Pasokut 12.3% (33 deputetë).
Parlamenti grek ka 300 vende në Parlament, ndërsa për të krijuar qeverinë e re nevojiten të paktën 151 deputetë.
Votuesit grekë shkuan dje në zgjedhje pasi zgjedhjet e 6 majit nuk prodhuan një mazhorancë me numra të nevojshëm për të qeverisur vendin.
Lideri I Demokracisë së re, Antonis Samaras tha se grekët kanë vendosur të qëndrojnë në zonën euro dhe bëri thirrje për një qeveri “të shpëtimit kombëtar”.
Lideri i Syrizas, Aleksis Cipras, tha se partia e tij nuk do të marrë pjesë në qeverinë e re, dhe në vend të kësaj ajo do të bëhej një opozitë e fuqishme anti- kursim.
Samaras më vonë gjatë ditës së sotme do të marrë mandatin nga Presidenti i vendit për të krijuar qeverinë e re të vendit.
/Start/F. Prroni/
2012-06-18 09:12