E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, arrestohet një diplomat iranian

Autoritetet e Egjiptit kanë arrestuar një diplomat iranian. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni Al Arabija i cili ka raportuar se është arrestuar diplomati Kasem al Hoseini.

Agjencia e lajmeve Rojters, gjithashtu ka raportuar se arrestimi i iranianit është konfirmuar nga dy burime të forcave të sigurisë.

Arrestimi ka ndodhur në kohën kur janë bërë lëvizje nga Irani dhe Egjipti, lëvizje këto që shihen si përpjekje e përmirësimit të marrëdhënieve pas largimit nga pushteti të Presidentit, Hosni Mubarak.

Marrëdhëniet në mes të dy shteteve ishin ndërprerë që prej revulucionit islamik në Iran, në vitin 1979 dhe pasi Egjipti kishte arritur marrëveshjen e paqes me Izraelin.

Megjithëse ende nuk kanë marrëdhënie të plota diplomatike mes tyre, Irani dhe Egjipti kanë misione diplomatike në kryeqytetet respektive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›