E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama pritet të emërojë ambasador të ri në Rusi

Agjensitë e lajmeve raportojnë se presidenti amerikan, Barak Obama, planifikon që të emërojë, Majkëll MekFaul, këshilltarin e tij kryesor për çështjet me Rusinë, si ambasador në Moskë.

MekFaul, Drejtori i Lartë i çështjeve ruse dhe euroaziatike në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, do të zëvendësojë Xhon Bejrlen, i cili ishte caktuar në atë detyrë nga Xhorxh Bush, në vitin 2008.

MekFaul, ish-profesor i Universitetit të Stenfordit, nuk ka përvojë diplomatike, por shihet si forca kryesore prapa “politikave të reja” të Uashingtonit që kanë çuar deri te përmirësimi i marrëdhënieve me Rusinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›