TEPCO: Fukushima jo rezistente ndaj një tajfuni

Sogna, quhet cikloni i dytë që pritet të godasë brigjet e Japonisë, kësaj radhe duke përfshirë edhe rajonet e goditura nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit të këtij viti dhe të rrezikojë centralin bërthamor të dëmtuar të Fukushima-s. Ndërkohë specialistët e Tepko-s, agjencisë që administron nukleo-centralin, kanë dhënë alarmin, pasi sipas tyre impianti nuk është ende në gjendje të përballojë një fenomen të tillë natyror.
Goshi Hosono, keshilltar i kryeministrit japonez Naoto Kan, për administrimin e krizës bërthamore të Fukushima-s, ka deklaruar në një konferencë për shtyp së fundmi, se masat e marra deri tani nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe është e nevojshme që në këtë drejtim të bëhen sforcime edhe më të mëdha. Megjithatë ai sqaroi se aktualisht po bëhet ç`është e mundur për të shmangur rrjedhje të tjera të materialeve radioktive". Pak ditë më parë, një zjarr shpërtheu në ndërtesën nr 2 të centralit bërthamor të Fukushimës Daini, në një distance prej dhjetra kilometrash nga centrali Daichi, i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 11 marsit. Lajmi u bë i ditur nga kompania e menaxhimit të impianteve, TEPCO. Flakët, të cilat shpërthyen në njërin prej nënstacioneve elektrike, mundën të shuheshin menjhëre dhe nuk pati dëme materiale e as viktima në njerëz.