E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, arrin në 26 numri i të vdekurve, 12 në Alexandria dhe 3 në Kairo, shumë të tjerë të plagosur

Raportohet se 12 persona kanë vdekur në Alexandia dhe  3 të tjerë në Kairo gjatë përleshjeve ndërmjet mbështetësve dhe oponentëve të presidentit të rrëzuar Mohhamed Morsi.

63cf50b42d864e48809dbc6f8b123c65

Me qindra të tjerë janë plagosur në aktet e dhunës të verifikuara të premten në Egjipt, bën të ditur Ministria lokale e Shëndetësisë.

Dhuna erdhi pasi tre demonstrues pro-Morsi u vranë nga forcat e sigurisë në një pjesë tjetër të kryeqytetit. Trupat ushtarake më vonë arritën të rivendosnin qetësinë në Kajro, por dhuna mbarëkombëtare la në total 26 të vdekur dhe 318 të plagosur, thanë zyrtarët.

Ushtria deponoi ish-presidentin Morsi nga pushteti të mërkurën pasi miliona njerëz protestuan kundër udhëheqjes së tij.

Z. Morsi, udhëheqësi i parë i Egjiptit zgjedhur me votë popullore, ndodhet në paraburgim, siç ndodhen edhe disa figura të larta të Vëllazërisë Muslymane: në orët e para të së shtunës, media shtetërore raportoi se zëvendës Udhëheqësi i Vëllazërisë, Khairat El-Shater u arrestua në Kajro, në shtëpinë e tij, me akuza për nxitje të dhunës .

Lëvizja Tamarod [Rebele]  - e cila kohëve të fundit ka organizuar protesta anti-Morsi – akuzoi presidentin e rrëzuar se ndiqte politika islamike kundër egjiptianëve dhe se dështoi me problematikat ekonomike.

Së shpejti pritet të shpallet zyrtarisht vendosja e shtetrrethimit. Zëra të pakonfirmuar sugjerojnë se forcat e armatosura do të shpërndajnë një komunikatë në të cilën mund të vendosin shtetrrethimin për të reduktuar dhunën në të gjithë vendin.

Përleshje po zhvillohen mes protestuesve pro dhe anti Morsi në sheshin Tahrir në Kajro. Mbështetësit e presidentit të rrëzuar egjiptian i janë afruar sheshit nga një kalim i mbivendosur, nga i cili po gjuajnë me gurë, ndërsa një makine i është vënë flaka.

Ndërkohë, presidenti i përkohshëm Adly Mansour ka shkrirë dhomën e lartë të Parlamentit, bën të ditur televizioni shtetëror egjiptian, sipas të cilit kreu i shtetit ka emëruar edhe shefin e ri të shërbimeve sekrete.

Mansour ka emëruar Mohamed Ahmed Farid në vend të Mohamed Raafat Shehata, që ishte emëruar nga presidenti i rrëzuar Mohamed Morsi. Shehata do të bëhet këshilltar i presidentit.

Ndërkohë, Vllazëria Myslimane ka përgënjeshtruar lajmin për arrestimin e liderit të saj shpirtëror, Mohamed Badie. Sipas grupimit me prirje islamike, Badie i është drejtuar protestuesve pro Morsit nga podiumi i xhamisë.

Agjencia Mena bën të ditur se ka qenë Helmi el Gazzar, eksponent i rëndësishëm i lëvizjes, që ka bërë thirrje për dhunë dhe që është transferuar në burgun e Torës, në Kajro, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›