Egjipt betohet presidenti i perkohshem

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit, Adly Mansour është betuar të enjten si lideri i përkohshëm i vendit, disa orë pasi ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin Mohammed Morsi dhe e dërgoi atë në arrest shtëpie.
Në betimin e tij, Adly Mansour ka deklaruar se është krenar që do të shërbejë si lider i përkohshëm dhe ka vlerësuar rolin e luajtur nga protestuesit dhe ushtria. Presidenti i rrëzuar Morsi ndodhet nën arrest shtëpiak, siç janë edhe shumica e ekipit presidencial, u raportua më herët nga një mesazh në Twitter i zëdhënësit të Vllazërisë Muslimane, Gehad El-Haddad. “Morsi është arrestuar nga garda presidenciale në selinë e tyre dhe po mbahet larg çdo kontakti me botën”, shprehet El-Haddad për CNN. “Ata kanë ndërprerë çdo akses të mundshëm të tij me të tjerët, të gjitha telefonatat e tij. Asnjë nuk mund ta takojë atë”, konfirmoi zëdhënësi. Ushtria e Egjiptit raportohet se po përpiqet të mbledhë masivisht anëtarët e Vëllazërisë Muslimane, lëvizjes islamike që ndihmoi Morsi-n të vinte në pushtet 1 vit më parë. El-Haddad konfirmoi vetëm arrestimet e kreut të partisë Liri dhe Drejtësi dhe zëvendësit të tij, por pranoi se numri i “të përndjekurve” është shumë i madh. Urdhër arreste janë lëshuar për 300 anëtarët e Vëllazërisë Muslimane, teksa një operacion për arrestimin e tyre nisi të zhvillohej që në orët e para pas rënies së Morsi-t nga pushteti, bëri të ditur Al-Ahram gjatë orëve të para të së enjtes, duke cituar burime të forcave të sigurisë, por të paidentifikuar. Forcat e sigurisë egjiptiane kanë arrestuar gjithashtu liderin e partisë politike të Vëllazërisë Muslimane, Saad el-Katatni, si dhe zëvendësin e tij, Radhad Al-Bayoumi, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve në Egjipt, MENA, gjatë orëve të vona të së mërkurës, sërish bazuar në burime ushtarake. “Al Jazeera” ka ofruar detaje të mëtejshme në lidhje me sulmin e raportuar ndaj stacionit të tyre në Egjipt. Sipas tyre, shërbimi i tyre direkt mbi ngjarjet në Egjipt u ndërpre gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. “Forcat e sigurisë hynë furishëm në ndërtesë dhe arrestuan prezantuesin, të ftuarit dhe producentët”, thuhej në një deklaratë të “Al Jazeera”-s përmes uebsajtit të tyre. Më herët, CNN raportoi nga Kajro se të paktën 3 stacione televizive pro-Vëllazërisë Muslimane në Egjipt kishin ndërprerë aktivitetin dhe ishin mbyllur. Ndërkaq, në orët e para të mesnatës në Kajro, turmat pro-Morsi dhe anti-Morsi vazhdonin të endeshin rrugëve. Të paktën 8 persona janë vrarë dhe 343 të tjerë janë plagosur në përleshjet anembanë Egjiptit gjatë së mërkurës, ditën kur ushtria egjiptiane bëri të ditur rrëzimin e Mohamed Morsi-t nga posti i presidentit. Obama për Ushtrinë egjiptiane: Riktheni sundimin civil demokratik Ndërkohë, presidenti amerikan Barack Obama, në deklaratën e tij të parë publike mbi “grushtin e shtetit” ndaj Morsi-t, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara nga vendimi i forcave të armatosura egjiptiane, për të rrëzuar presidentin Morsi dhe për të pezulluar Kushtetutën e Egjiptit”, si dhe faktin që “ai u ka kërkuar departamenteve dhe agjencive përkatëse, për të rishikuar mundësinë e implikimeve, sipas ligjeve amerikane, për ndihmë ndaj qeverisë së Egjiptit”. Obama i bëri thirrje ushtrisë egjiptiane “të lëvizë me shpejtësi dhe përgjegjësi, për rikthimin e autoritetit të plotë ndaj një qeverie civile të zgjedhur në rrugë demokratike, sa më shpejt të jetë e mundur, përmes një procesi gjithpërfshirës dhe transparent, dhe të shmangë arrestimin arbitrar të presidentit Morsi dhe mbështetësve të tij”. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka reaguar përmes një deklarate, ku bën thirrje për qetësi, shmangie të dhunës, dialog dhe përmbajtje në Egjipt, siç raporton Reuters. Sekretari i OKB-së shton mes të tjerash se ndërhyrja ushtarake në çështjet politike është gjithmonë shkak për shqetësime, si dhe nxit palët që të rikthejnë qeverinë civile sa më shpejt të jetë e mundur. / Top Channel